Deklarata e skandaloze e ministres serbe, Ali Ahmeti: Çnjerëzore, pasqyron mentalitetin e mentorit të saj, Millosheviqit

Deklarata e skandaloze e ministres serbe, Ali Ahmeti: Çnjerëzore, pasqyron mentalitetin e mentorit të saj, Millosheviqit

Kryetari i BDI’së, Ali Ahmeti, ka reaguar ndaj deklaratës së ministres serbe, Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë më parë se do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën” në vitin 1998 po të ishte në vendin e kriminelit të luftës, Sllobodan Millosheviq.

Ahmeti thotë se kjo deklaratë “është tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme”.

Paunoviq është pjesë e Partisë Socialiste të Serbisë, e cila ishte udhëhequr nga Millosheviq, ndërsa sot në krye të saj është zëvendëskryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.

Ahmeti thotë se kjo mendësi e Paunoviqit është reflektim i politikave kriminale të mentorit të saj.


“Një deklaratë e tillë nuk është vetëm fyerje për viktimat e luftës, por edhe pasqyrim i një mentaliteti që frymëzohet nga politika kriminale e mentorit të saj politik, Sllobodan Millosheviqit, i cili përfundoi duke u përballur me drejtësinë ndërkombëtare për krimet e regjimit të tij”.

Ahmeti shtoi se të flasësh sot për spastrim etnik si alternativë politike, kur bota ka parë fëmijë të vrarë, masakra mbi civilë të pafajshëm, varreza masive dhe dëshmi të panumërta të krimeve të kryera në Kosovë, është dëshmi e një mendësie të rrezikshme dhe të papajtueshme me vlerat njerëzore, demokratike dhe evropiane.

“Mohimi ose glorifikimi i politikave gjenocidale nuk mund të ketë vend në shekullin XXI”.

Por, Ahmeti thotë se historia e ka dhënë përgjigjen e saj.

“Pikërisht përballë këtij mentaliteti kriminal u ngrit rezistenca e popullit të Kosovës, e cila u kurorëzua me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Në krah të aleatëve tanë ndërkombëtarë, UÇK-ja solli lirinë dhe çlirimin e Kosovës. Ata që edhe sot ëndërrojnë spastrim etnik duhet ta dinë se ideologjitë e urrejtjes gjithmonë përfundojnë në bankën e historisë, ndërsa liria dhe e drejta triumfojnë”./Periskopi/

Të ngjashme
Thaçi pas intervistimit pretendon se u shantazhua: Isha në cilësinë e dëshmitarit

Thaçi pas intervistimit pretendon se u shantazhua: Isha në cilësinë e dëshmitarit

FIFA përgatit ndëshkime për lojtarët dhe trajnerët që kritikuan gjyqtarët pas Kupës së Botës

FIFA përgatit ndëshkime për lojtarët dhe trajnerët që kritikuan gjyqtarët pas Kupës së Botës

Ushtria amerikane përgatit daljen përfundimtare nga Iraku

Ushtria amerikane përgatit daljen përfundimtare nga Iraku

Përfitoi nga amnistia penale, del nga burgu 43-vjeçarja që vrau motrën në Tiranë

Përfitoi nga amnistia penale, del nga burgu 43-vjeçarja që vrau motrën në Tiranë

Halil Thaçi dyshohet se kishte ndryshuar hartën e shpronësimeve në Shipitullë

Halil Thaçi dyshohet se kishte ndryshuar hartën e shpronësimeve në Shipitullë

A është kjo arsyeja pse Halil Thaçi po intervistohet në Prokurorinë Speciale?

A është kjo arsyeja pse Halil Thaçi po intervistohet në Prokurorinë Speciale?

Halil Thaçi i VV-së po intervistohet në Prokurorinë Speciale

Halil Thaçi i VV-së po intervistohet në Prokurorinë Speciale

27-vjeçares nga Zvicra i zhduken 94 mijë franga nga valixhja në shtëpinë e prindërve në Pejë

27-vjeçares nga Zvicra i zhduken 94 mijë franga nga valixhja në shtëpinë e prindërve në Pejë

Sonte gjysmëfinalja e dytë Angli-Argjentinë

Sonte gjysmëfinalja e dytë Angli-Argjentinë

Dënohet me 24 vjet burgim i akuzuari për vrasjen në Zllakuqan pas mosmarrëveshjes së fëmijëve

Dënohet me 24 vjet burgim i akuzuari për vrasjen në Zllakuqan pas mosmarrëveshjes së fëmijëve

17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit

17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit

Vazhdon trendi i rritjes së çmimit të naftës në Kosovë

Vazhdon trendi i rritjes së çmimit të naftës në Kosovë

0:000:00