A është kjo arsyeja pse Halil Thaçi po intervistohet në Prokurorinë Speciale?

Kryetari i Komunës së Obiliqit, ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, është duke u intervistuar në Prokurorinë Speciale, shkruan Periskopi.
Pasi tejkaloi frazën e famshme të liderit të tyre Albin Kurti, se “familjarët janë për dasma”, me punësimet e familjarëve e militantëve në KEK, pushteti kishte gjetur një alternativë tjetër për punësim më të lehtë – krijimi i diplomave false.
Me dyshimet për përfshirjen e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, i njohur si njeriu kyç për punësimet në KEK, skandalet kanë vazhduar edhe më tej.
Më 20 shtator të vitit 2024, KEK-u kishte hapur konkurs për 220 pozita për “Manipulues i shiritave transportues, hinkës fushore dhe kabinës II”.
Kriteret e vetme për këtë pozitë ishin: Të ketë të kryer shkollën e mesme profesionale – drejtimi i xehetarisë, të ketë integritet, etikë dhe ndershmëri profesionale, dhe të jetë i/e aftë për punë ekipore dhe individuale.
Këto kritere jo që nuk u plotësuan, por edhe u manipulua me to.
Sipas raportimit të Paparacit, 47 persona nga 220 gjithsej sa janë pranuar në konkursin e fundit për këtë pozitë kanë falsifikuar diplomat. Rrjedhimisht nuk kanë përmbushur as kriteret tjera siç janë: integriteti, etika e ndershmëria profesionale.
A.A, A.Sh, A.Zh, A.I, A.G, A.G, B.R, B.F, B.I, B.M, B.J, B.H, E.V, E.H, E.H, F.Zh, N.F, K.S, V.M, F.M, I.B, F.M, J.H, V.H, E.M, Sh.M N.C, D.Th, M.B, Sh.K, B.M, F.Ll, H.M, E.B, I.K, M.A, S.A, Gj.Rr, M.J, K.Z, R.M, N.J, F.M, L.M, R.B, S.C dhe S.H dyshohet se kanë falsifikuar diplomat për të konkurruar në KEK.
Në prill të vitit 2022, Prokuroria kishte njoftuar se kishte iniciuar hetime pas raportimeve për dyshime mbi shkelje të rënda ligjore në procesin e rekrutimit të qindra punëtorëve në KEK. Konkursi ishte hapur për 220 vende pune, ndërsa raportimet ngritën dyshime për punësime familjare e partiake, si dhe pretendime se dhjetëra kandidatë kishin aplikuar me diploma të falsifikuara.
Po ashtu, mediat kishin raportuar, duke u thirrur në burime brenda KEK-ut dhe qytetarë të Obiliqit, se strukturat e Lëvizjes Vetëvendosje, në krye me Halil Thaçin, ishin angazhuar për të siguruar mbështetje elektorale për zgjedhjet e 9 nëntorit, përmes premtimeve për hapjen e një konkursi me rreth 500 vende të reja pune në KEK. Këto pretendime nuk janë konfirmuar nga autoritetet.
Thaçi kishte dalë publikisht në mbrojtje të ish-drejtorit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, duke e cilësuar atë si njeriun që “ka ndalur gjakderdhjen më të madhe financiare në Republikën e Kosovës”.
Në një fjalim në Kuvend, Thaçi kishte deklaruar se Krasniqi ishte përballur me “mafinë energjetike” dhe se arrestimi i tij ishte “mesazh i qartë nga Prokuroria se ai që lufton zhvatjen dhe keqpërdorimin do të përfundojë në pranga”.
Intervistimi i sotëm i deputetit Halil Thaçi vjen në një kohë kur emri i tij vazhdon të lidhet në opinion me çështjet që kanë të bëjnë me KEK-un.
Ndërsa deri më tani Prokuroria Speciale nuk ka dhënë detaje zyrtare lidhur me arsyen e intervistimit të ish-deputetit të VV'së Halil Thaçi./PERISKOPI/











