27-vjeçares nga Zvicra i zhduken 94 mijë franga nga valixhja në shtëpinë e prindërve në Pejë

Një vjedhje me dëm të konsiderueshëm është raportuar në Pejë, ku një 27-vjeçare dyshon se i janë vjedhur 94 mijë franga zvicerane nga valixhja e saj, ndërsa ajo ndodhej brenda banesës së prindërve.

Sipas informacioneve, e reja kishte ardhur nga Zvicra më 12 korrik, duke sjellë me vete një valixhe ku ndodheshin 94 mijë franga zvicerane. Dy ditë më vonë, kur e hapi bagazhin, ajo vërejti se dryni ishte thyer dhe se të gjitha paratë mungonin.

Rasti u raportua menjëherë në Polici, e cila doli në vendin e ngjarjes së bashku me hetuesit dhe njësinë e kriminalistikës për të kryer ekzaminimet e nevojshme.

Sipas të dhënave fillestare, nuk janë konstatuar shenja të thyerjes në banesë, por vetëm në valixhe. Në banesë, sipas burimeve, jetojnë edhe familjarët e viktimës.

Në vendngjarje janë mbledhur prova materiale, ndërsa hetuesit po punojnë për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

Të ngjashme
Dënohet me 24 vjet burgim i akuzuari për vrasjen në Zllakuqan pas mosmarrëveshjes së fëmijëve

17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit

Vazhdon trendi i rritjes së çmimit të naftës në Kosovë

Pejë, arrestohet një person, dyshohet se sulmoi fizikisht prindin e tij

Vetëm dy kombëtare e kanë bërë më parë: Franca dështoi të shkruajë historinë ndaj Spanjës

Tentoi t’i vriste katër persona me armë zjarri në Deçan, ngrihet aktakuzë ndaj një personi

Edi Rama ua përplas të vërtetën në sy serbëve: Nuk ekziston më diçka që quhet “Kosova dhe Metohia”, ekziston Republika e Kosovës

Gjenden rrjeta ilegale në Ujman dhe disa lumenj, kishin zënë dhjetëra peshq

Serwer: SHBA të mbështesë Kosovën dhe ta kufizojë ndikimin e Beogradit

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, kjo është gjendja në pikat kufitare

Eliminimi i Francës, reagon Macron: Urime Spanjës, humbja e sotme është e rëndë

Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

0:000:00