Rezultatet do të certifikohen nesër, hapet rruga për krijimin e institucioneve të reja – A do të ketë zgjidhje?

Rezultatet do të certifikohen nesër, hapet rruga për krijimin e institucioneve të reja – A do të ketë zgjidhje?

Procedurat ankimore përfunduan dhe rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit mund të certifikohen, dhe me gjasë kjo do të bëhet qysh nesër në një mbledhje të KQZ-së. Lëvizja Vetëvendosje thotë se i kanë votat për formimin e qeverisë së re, ndërsa kryetari i kësaj partie, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, aktualisht ndodhet në Greqi.

Gjykata Kushtetuese thotë se me t’u konstituuar Kuvendi, duhet të fillojë procedura për zgjedhjen e Presidentit, ndërsa LVV-ja përmendi dje fillimisht konstituimin e Kuvendit dhe votimin e qeverisë.

Nesër paradite Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do ta mbajë një mbledhje, në rendin e ditës të së cilës është edhe certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit.



Gjykata Supreme sot i ka refuzuar si të pabazuara pesë ankesat e paraqitura kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), të cilat kishin të bënin me rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, duke i hapur rrugë certifikimit të rezultateve, e më pas formimit të institucioneve, duke nisur nga konstituimi i Kuvendit.


Kuvendi duhet të konstituohet pasi të jenë certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve. Pika 1 e nenit 66 të Kushtetutës thotë se Kuvendi zgjidhet në seancën konstituive e cila “mbahet brenda tridhjetë (30) ditësh nga dita e shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve”.

Presidenti, në këtë rast ushtruesja e detyrës, Albulena Haxhiu “e thërret seancën e parë të Kuvendit”, sipas pikës 3 të të njëjtit nen. Nëse ajo nuk është në gjendje ta bëjë këtë, “Kuvendi mblidhet pa pjesëmarrjen e Presidentit”, thotë Kushtetuta.

Lëvizja Vetëvendosje tha dje se i ka siguruar votat për formimin e Qeverisë së re dhe se më pas do të kërkojë konsensus me partitë e tjera për zgjedhjen e Presidentit. Mozgjedhja e Presidentit ishte shkaku që vendi mbajti në fillim të qershorit zgjedhjet e treta në rreth një vit e gjysmë.

“Sa i përket Qeverisë, ne i kemi votat e nevojshme. Prandaj, menjëherë pas konstituimit të Kuvendit pa humbur kohë duhet të vazhdojmë me procedurën për votimin e Qeverisë, ndërsa brenda afateve kushtetuese do të angazhohemi edhe për arritjen e konsensusit rreth zgjedhjes së presidentit/es”, tha për Radion Evropa e Lirë ish-shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci.

Kryeministri në detyrë, kryetari i LVV-së, Albin Kurti aktualisht ndodhet në Greqi, ku po merr pjesë në edicionin e 28-të të Simpoziumit SYMI që mbahet nga 5-9 korrik.

Para rreth dy javësh, Kurti në një mbledhje të Qeverisë në detyrë e përmendi zgjedhjen e Presidentit pasi tha se duhet ta konstituojnë Kuvendin dhe ta formojnë qeverinë e re të vendit.

“Porsa të certifikohet rezultati i zgjedhjeve do të nisim punën dhe diskutimet për formimin e institucioneve të reja: konstituimin e legjislaturës së 11 të Kuvendit, formimin e qeverisë së re dhe zgjedhjen e Presidentit apo Presidentes”, tha ai.

Pasi arsyeja e zgjedhjeve të fundit parlamentare ishte moszgjedhja e Presidentit, nga këtu, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani thotë se duhet të nisë puna pas konstituimit të Kuvendit.

“Menjëherë duhet të fillojë procedura për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Pra, Kuvendi Kosovës që konstituohet nuk mund të ketë asgjë tjetër në agjendë pos propozimet për Presidentin e Republikës”, ka thënë ai për Gazetën Express më 16 qershor.

Ai thotë se Albulena Haxhiu nuk mund ta dekretojë mandatarin e ri për kryeministër, duke qenë ushtruese e detyrës së Presidentit.

Në aktgjykimin e fundit kur Kushtetuesja vendosi afatin për zgjedhjen e Presidentit, përmendet edhe afati në kontekst të zgjedhjes së shefit të shtetit kur nuk ka Kuvend të konstituuar dhe funksional.

Paragrafi 162 i atij aktgjykimi thotë se me t’u konstituuar Kuvendi, duhet të fillojë procedura për zgjedhjen e Presidentit.

“Në kontekstin specifik të rrethanave të një Kuvendi të shpërndarë dhe ende të pakonstituuar, Gjykata bazuar në interpretimin si më lart dhe qëllimin e normave kushtetuese, të përcaktuara përmes nënpikës 3 të paragrafit 1 të nenit 82 ndërlidhur me paragrafin 2 të nenit 86 të Kushtetutës, vlerëson se procedura për zgjedhjen e Presidentit duhet të fillojë nga dita e konstituimit të Kuvendit dhe të përfundojë më së largu brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve nga dita e fillimit të procedurës për zgjedhjen e Presidentit”, thuhet në aktgjykim.

Gjykata Kushtetuese thotë në aktgjykimin e fundit se më herët nuk kishte specifikuar shprehimisht rrethanën se kur fillon dhe kur përfundon procedura e zgjedhjes së Presidentit të ri, në rrethanat kur nuk ka Kuvend të konstituuar dhe funksional.

Të ngjashme
Moti nesër, temperaturat deri në 31 gradë

Moti nesër, temperaturat deri në 31 gradë

I ekstraduari nga Hungaria dyshohet se ishte i përfshirë në rastin “Kobra”

I ekstraduari nga Hungaria dyshohet se ishte i përfshirë në rastin “Kobra”

Portieri i Zvicrës bën pritjen më të mirë në Kupën e Botës, shpëton gol të sigurt

Portieri i Zvicrës bën pritjen më të mirë në Kupën e Botës, shpëton gol të sigurt

Daut Haradinaj: Nuk do të lejojmë që ky vend të kthehet prapa

Daut Haradinaj: Nuk do të lejojmë që ky vend të kthehet prapa

SHBA-ja ia merr licencën e shitjes së naftës Iranit, rriten çmimet!

SHBA-ja ia merr licencën e shitjes së naftës Iranit, rriten çmimet!

Fundi i arratisjes, i kërkuari ekstradohet nga Hungaria në Kosovë

Fundi i arratisjes, i kërkuari ekstradohet nga Hungaria në Kosovë

Zjarri përfshin kamionin në Arllat, bagëtitë nxirren në autostradë për t’u shpëtuar

Zjarri përfshin kamionin në Arllat, bagëtitë nxirren në autostradë për t’u shpëtuar

Fermerët e qumështit i reagojnë ashpër Adriana Matoshit: Tërhiqe fjalën “langareca”

Fermerët e qumështit i reagojnë ashpër Adriana Matoshit: Tërhiqe fjalën “langareca”

Zelensky i bën presion NATO-s për sisteme mbrojtëse ajrore pas sulmeve intensive ruse

Zelensky i bën presion NATO-s për sisteme mbrojtëse ajrore pas sulmeve intensive ruse

Dita e 38'të e protestës në Tiranë, protestuesit ‘stacionohen’ para Kryeministrisë: Qëndroni të bashkuar

Dita e 38'të e protestës në Tiranë, protestuesit ‘stacionohen’ para Kryeministrisë: Qëndroni të bashkuar

Publikohen formacionet zyrtare Zvicrër-Kolumbi

Publikohen formacionet zyrtare Zvicrër-Kolumbi

Trajneri i Egjiptit i ashpër: Ndeshja ishte e manipuluar, FIFA gjithmonë…

Trajneri i Egjiptit i ashpër: Ndeshja ishte e manipuluar, FIFA gjithmonë…

0:000:00