Fundi i arratisjes, i kërkuari ekstradohet nga Hungaria në Kosovë

Një shtetas i Kosovës, i cili kërkohej me urdhër-arrest ndërkombëtar për disa vepra penale, është ekstraduar nga Hungaria në Kosovë.

Ai ishte arrestuar nga autoritetet hungareze pas kërkesës së institucioneve kosovare përmes INTERPOL-it.

Policia e Kosovës njoftoi se ekstradimi u realizua më 7 korrik 2026 nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim me njësitë relevante të Policisë së Kosovës, institucionet e drejtësisë dhe autoritetet hungareze.

“I dyshuari kërkohej me letër-rreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Fshehje e provave”, ndërsa kishte arritur t’i shmangej drejtësisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas mbërritjes në Kosovë, ai iu dorëzua njësive përkatëse policore për vazhdimin e procedurave ligjore.

Policia e Kosovës theksoi se do të vazhdojë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet partnere dhe organizatat ndërkombëtare, me synim parandalimin, hetimin dhe zbulimin e veprave penale, si dhe gjurmimin dhe arrestimin e personave të kërkuar brenda dhe jashtë vendit.

Të ngjashme
Moti nesër, temperaturat deri në 31 gradë

I ekstraduari nga Hungaria dyshohet se ishte i përfshirë në rastin “Kobra”

Rezultatet do të certifikohen nesër, hapet rruga për krijimin e institucioneve të reja – A do të ketë zgjidhje?

Portieri i Zvicrës bën pritjen më të mirë në Kupën e Botës, shpëton gol të sigurt

Daut Haradinaj: Nuk do të lejojmë që ky vend të kthehet prapa

SHBA-ja ia merr licencën e shitjes së naftës Iranit, rriten çmimet!

Zjarri përfshin kamionin në Arllat, bagëtitë nxirren në autostradë për t’u shpëtuar

Fermerët e qumështit i reagojnë ashpër Adriana Matoshit: Tërhiqe fjalën “langareca”

Zelensky i bën presion NATO-s për sisteme mbrojtëse ajrore pas sulmeve intensive ruse

Dita e 38'të e protestës në Tiranë, protestuesit ‘stacionohen’ para Kryeministrisë: Qëndroni të bashkuar

Publikohen formacionet zyrtare Zvicrër-Kolumbi

Trajneri i Egjiptit i ashpër: Ndeshja ishte e manipuluar, FIFA gjithmonë…

0:000:00