BE i reagon ashpër Qeverisë, kërkon të ndalen menjëherë rrënimet tek Liqeni i Ujmanit

BE i reagon ashpër Qeverisë, kërkon të ndalen menjëherë rrënimet tek Liqeni i Ujmanit

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reagaur ashpër ka për rrënimin e shtëpive pranë Liqenit të Ujmanit, duke vlerësuar se veprimi ka ndodhur në kohën kur banorët e prekur kishin nisur procedura gjyqësore brenda afatit ligjor 15-ditor të përcaktuar në njoftimet e ndërmarrjes publike Ibër-Lepenc.


Në një reagim publik, BE-ja tha se është “e shqetësuar për mungesën e respektimit të procedurës së rregullt ligjore në këtë dhe në disa raste të tjera të kohëve të fundit në veri të Kosovës që nga shkurti i këtij viti”.

Ajo u bëri thirrje autoriteteve që të ndalin menjëherë veprime të ngjashme derisa të trajtohen të gjitha çështjet ligjore.



“BE-ja bën thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të çdo rrënimi, largimi të detyruar apo marrjeje në posedim të mëtejshme derisa shqetësimet lidhur me procedurën e rregullt ligjore, proporcionalitetin, të drejtat pronësore, të drejtat e njeriut dhe mjetet juridike efektive të adresohen në mënyrë të duhur”, thuhet në reagim.

Sipas Zyrës së BE-së, autoritetet duhet të angazhohen pa vonesë me banorët dhe komunat e prekura për të gjetur zgjidhje në përputhje me ligjin.

“Autoritetet duhet të bashkëpunojnë pa vonesë me banorët dhe komunat e prekura dhe të shqyrtojnë zgjidhje të ligjshme”, theksohet në njoftim.

BE-ja ka ngritur shqetësime edhe për përfshirjen e Policisë së Kosovës në operacione të tilla, duke nënvizuar se “roli i Policisë së Kosovës në operacione të tilla duhet të mbetet rreptësisht brenda mandatit të saj ligjor, të bazohet në kërkesa ose vendime të qarta të autoriteteve kompetente dhe të dokumentohet në mënyrë të duhur”.


Reagimi i plotë:

BE-ja në Kosovë shpreh keqardhje për rrënimin e djeshëm të shtëpive pranë Liqenit të Gazivodës/Ujmanit, i cili ndodhi ndërkohë që banorët e prekur kishin nisur procedura gjyqësore brenda afatit 15-ditor të përcaktuar në njoftimet e ndërmarrjes publike Ibër-Lepenc/Ibar-Lepenac për lirimin dhe pastrimin e tokës.

BE-ja është e shqetësuar për mungesën e respektimit të procedurës së rregullt ligjore në këtë dhe në disa raste të tjera të kohëve të fundit në veri të Kosovës që nga shkurti i këtij viti.

Ajo bën thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të çdo rrënimi, largimi të detyruar apo marrjeje në posedim të mëtejshme derisa shqetësimet lidhur me procedurën e rregullt ligjore, proporcionalitetin, të drejtat pronësore, të drejtat e njeriut dhe mjetet juridike efektive të adresohen në mënyrë të duhur.

Autoritetet duhet të bashkëpunojnë pa vonesë me banorët dhe komunat e prekura dhe të shqyrtojnë zgjidhje të ligjshme.

Roli i Policisë së Kosovës në operacione të tilla duhet të mbetet rreptësisht brenda mandatit të saj ligjor, të bazohet në kërkesa ose vendime të qarta të autoriteteve kompetente dhe të dokumentohet në mënyrë të duhur.

Masat e pakthyeshme të zbatimit në kontekstin e procedurave në zhvillim dhe pretendimeve të kontestuara pronësore ngrisin shqetësime serioze për sundimin e ligjit.

Në përputhje me rrugën evropiane të Kosovës, BE-ja pret që autoritetet t’i adresojnë këto shqetësime me urgjencë dhe transparencë dhe të sigurojnë që veprime të ngjashme të mos përsëriten.



Të ngjashme
FSK angazhohet për shuarjen e zjarrit në deponinë e mbeturinave në Sferkë të Pejës

FSK angazhohet për shuarjen e zjarrit në deponinë e mbeturinave në Sferkë të Pejës

Edhe Ambasada Italiane i bashkohet shqetësimit të ngritur nga Zyra e BE’së për rrënimin e shtëpive pranë Ujmanit

Edhe Ambasada Italiane i bashkohet shqetësimit të ngritur nga Zyra e BE’së për rrënimin e shtëpive pranë Ujmanit

Cisternat me naftë kthehen prapa në Detin e Kuq ndërsa Huthitë kërcënojnë anijet tregtare

Cisternat me naftë kthehen prapa në Detin e Kuq ndërsa Huthitë kërcënojnë anijet tregtare

Gjermania, “thellësisht e shqetësuar” me rrënimin e shtëpive pranë Ujmanit

Gjermania, “thellësisht e shqetësuar” me rrënimin e shtëpive pranë Ujmanit

Gjendet i vdekur në Francë rekrutuesi i modeleve që i dërgonte te Epstein

Gjendet i vdekur në Francë rekrutuesi i modeleve që i dërgonte te Epstein

Thaçi kërkoi lirim nga burgu e ofroi dorëzani 50 mijë euro, ZPS-ja e do në Hagë: Procedurat po ecin shpejt

Thaçi kërkoi lirim nga burgu e ofroi dorëzani 50 mijë euro, ZPS-ja e do në Hagë: Procedurat po ecin shpejt

Misteri 74-vjeçar merr fund: Gjenden mbetjet e avionit të Pan Am në fund të oqeanit, kishin vdekur 52 persona

Misteri 74-vjeçar merr fund: Gjenden mbetjet e avionit të Pan Am në fund të oqeanit, kishin vdekur 52 persona

Facebook nuk po funksionon: Mijëra përdorues raportojnë probleme

Facebook nuk po funksionon: Mijëra përdorues raportojnë probleme

Paralajmërim për stuhi, AME del me apel urgjent për qytetarët

Paralajmërim për stuhi, AME del me apel urgjent për qytetarët

Policia në Gjakovë arreston tetë persona të kërkuar me urdhëresa të gjykatave

Policia në Gjakovë arreston tetë persona të kërkuar me urdhëresa të gjykatave

Raportohen tensione në Sferkë të Pejës, protestuesit dhe Policia në vendngjarje

Raportohen tensione në Sferkë të Pejës, protestuesit dhe Policia në vendngjarje

Përfundon verifikimi i nënshkrimeve në LDK- Kur do të mbahet Kuvendi i Jashtëzakonshëm i partisë?

Përfundon verifikimi i nënshkrimeve në LDK- Kur do të mbahet Kuvendi i Jashtëzakonshëm i partisë?

0:000:00