Rusia sulmon sërish Ukrainën, shtatë të vrarë para samitit të NATO-s

Rusia sulmon sërish Ukrainën, shtatë të vrarë para samitit të NATO-s

Të paktën shtatë persona janë vrarë nga sulmet e reja ruse në Ukrainë, vetëm pak orë para takimit mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në samitin e NATO-s që po mbahet në Ankara.

Sipas autoriteteve ukrainase, një person humbi jetën në kryeqytetin Kiev, ku një sulm me raketa shkaktoi zjarr në disa depo, njoftoi kryebashkiaku Vitali Klitschko.

Një shpërthim i fuqishëm u dëgjua pak pas mesnatës, madje përpara se të aktivizoheshin sirenat e alarmit ajror, një dështim i rrallë i sistemit paralajmërues që ka shqetësuar banorët e kryeqytetit, shkruan Euronews, transmeton Periskopi.

Në rajonin jugor të Mykolaivit, një nënë dhe vajza e saj u vranë nga bombardimet ruse me bomba ajrore të drejtuara, bëri të ditur kreu i administratës ushtarake rajonale, Vitaliy Kim.


Dy persona të tjerë u vranë në rajonin verilindor të Kharkivit, ndërsa dy të tjerë humbën jetën në rajonin jugor të Khersonit, pranë vijës së frontit, sipas zyrtarëve lokalë.

Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj Kievit gjatë javës së fundit. Vetëm këtë muaj, sulmet me raketa balistike dhe dronë kanë shkaktuar më shumë se 50 viktima në kryeqytetin ukrainas.

Ndërkohë, në samitin e NATO-s në Ankara, presidenti Zelensky u ka bërë thirrje aleatëve që të furnizojnë Ukrainën me municione për sistemet amerikane të mbrojtjes ajrore Patriot, të cilat konsiderohen jetike për të ndalur raketat balistike ruse.

Nga ana tjetër, Ukraina ka shtuar sulmet ndaj të ashtuquajturës “flotë hije” të Rusisë, cisterna të vjetra që transportojnë naftë dhe sigurojnë të ardhura të rëndësishme për ekonominë ruse. Sipas komandantit të forcave ukrainase të dronëve, gjatë 72 orëve të fundit janë goditur 21 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov./ Periskopi/

Të ngjashme
Europa përballet me temperatura rekord, ja kush po preket më së shumti

Europa përballet me temperatura rekord, ja kush po preket më së shumti

“S’dua të bëj biznes me ta”, Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

“S’dua të bëj biznes me ta”, Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

Rasti i KEK-ut: Ymer Dragusha dënohet me dy vjet burgim për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Rasti i KEK-ut: Ymer Dragusha dënohet me dy vjet burgim për keqpërdorim të pozitës zyrtare

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, në vend të tyre janë këta dy kandidatë

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, në vend të tyre janë këta dy kandidatë

Certifikohet rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit, hapet rruga për formimin e institucioneve

Certifikohet rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit, hapet rruga për formimin e institucioneve

Cilat ndeshje çerekfinale do t’i transmetoj RTK?

Cilat ndeshje çerekfinale do t’i transmetoj RTK?

Nipi plagos me thike xhaxhanë në Kamëz, arrestohet 16 vjeçari

Nipi plagos me thike xhaxhanë në Kamëz, arrestohet 16 vjeçari

Trump “shpall” rikthimin në luftë: Marrëveshja me Iranin mori fund, humbje kohe të merresh me ta me diplomaci

Trump “shpall” rikthimin në luftë: Marrëveshja me Iranin mori fund, humbje kohe të merresh me ta me diplomaci

Rama mbërrin në Ankara, takohet me shefin e NATO-s

Rama mbërrin në Ankara, takohet me shefin e NATO-s

Policia shqipton mbi 35 mijë gjoba trafiku për gjashtë muaj në Pejë, thirrje qytetarëve për respektim të rregullave

Policia shqipton mbi 35 mijë gjoba trafiku për gjashtë muaj në Pejë, thirrje qytetarëve për respektim të rregullave

Sot certifikohen rezultatet e zgjedhjeve: Çfarë vjen më pas?

Sot certifikohen rezultatet e zgjedhjeve: Çfarë vjen më pas?

0:000:00