Europa përballet me temperatura rekord, ja kush po preket më së shumti

Europa përballet me temperatura rekord, ja kush po preket më së shumti

Europianët po përjetojnë një tjetër valë rekord të të nxehtit, por jo të gjithë po preken në të njëjtën masë. Një studim i ri nga Agjencia Europiane e Mjedisit (EEA) dhe Eurofound tregon se katër nga pesë europianë thonë se janë prekur nga moti ekstrem, megjithëse ndikimi ndryshon sipas rajonit.

Sipas studimit, më shumë se 85% e banorëve në Evropën Jugore dhe Qendrore-Lindore kanë përjetuar pasoja të lidhura me klimën, duke filluar nga valët e forta të të nxehtit në ambiente të hapura deri te temperaturat e padurueshme brenda banesave.

Zjarret pyjore dhe tymi i tyre janë raportuar nga 41% e të anketuarve në Greqi, 35% në Portugali dhe 20% në Qipro, ndërsa mesatarja në nivel evropian është vetëm 8%.

Aktualisht, Evropa Jugore po përballet me zjarre të mëdha pyjore, të cilat kanë detyruar mijëra njerëz të evakuojnë shtëpitë e tyre. Për shkak të rrezikut të lartë, autoritetet kanë ndaluar edhe praninë e spektatorëve në një pjesë të garës çiklistike Tour de France.


Më 3 korrik, satelitët e programit evropian të vëzhgimit të Tokës, Copernicus, regjistruan një re të madhe tymi që lëvizte drejt perëndimit mbi Oqeanin Atlantik, si pasojë e zjarreve që përfshinë veriperëndimin e Portugalisë.

Ndërkohë, rajone të tjera të Evropës përballen me rreziqe të ndryshme klimatike. Rreth 26% e të anketuarve në Austri dhe 19% në Slloveni thanë se janë prekur nga përmbytjet, krahasuar me mesataren prej 11% në Bashkimin Evropian.

Studimi thekson se ndikimi i ngjarjeve ekstreme klimatike nuk varet vetëm nga vendndodhja gjeografike, por edhe nga faktorë si mosha, gjendja shëndetësore, niveli i të ardhurave, cilësia e banesave dhe aftësia e komuniteteve për t’u përshtatur me ndryshimet klimatike. Këta faktorë përcaktojnë se sa të ekspozuar dhe sa të cenueshëm janë njerëzit përballë valëve të të nxehtit, zjarreve apo përmbytjeve, shkruan Euronews, trasmeton Periskopi.

Të ngjashme
Rritet numri i rasteve me Ebola në Kongo, shkon në mbi 1 mijë numri i të prekurve

Rritet numri i rasteve me Ebola në Kongo, shkon në mbi 1 mijë numri i të prekurve

KQZ certifikoi rezultatet – Këta janë 120 deputetët e ri të zgjedhur

KQZ certifikoi rezultatet – Këta janë 120 deputetët e ri të zgjedhur

FIFA merr vendim historik për çerekfinalen Francë–Marok

FIFA merr vendim historik për çerekfinalen Francë–Marok

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

“S’dua të bëj biznes me ta”, Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

“S’dua të bëj biznes me ta”, Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

Rusia sulmon sërish Ukrainën, shtatë të vrarë para samitit të NATO-s

Rusia sulmon sërish Ukrainën, shtatë të vrarë para samitit të NATO-s

Rasti i KEK-ut: Ymer Dragusha dënohet me dy vjet burgim për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Rasti i KEK-ut: Ymer Dragusha dënohet me dy vjet burgim për keqpërdorim të pozitës zyrtare

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, në vend të tyre janë këta dy kandidatë

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, në vend të tyre janë këta dy kandidatë

Certifikohet rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit, hapet rruga për formimin e institucioneve

Certifikohet rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit, hapet rruga për formimin e institucioneve

Cilat ndeshje çerekfinale do t’i transmetoj RTK?

Cilat ndeshje çerekfinale do t’i transmetoj RTK?

Nipi plagos me thike xhaxhanë në Kamëz, arrestohet 16 vjeçari

Nipi plagos me thike xhaxhanë në Kamëz, arrestohet 16 vjeçari

0:000:00