Zgjedhjet e para të pasluftës u mbajtën më 28 tetor 2000, në Kosovë numri i votueseve ishte 900 mijë

Zgjedhjet e para të pasluftës u mbajtën më 28 tetor 2000, në Kosovë numri i votueseve ishte 900 mijë

Votimet e para në Kosovën e çliruar nga Serbia ishin mbajtur me 28 tetor 2000.

Ato nuk ishin për nivelin nacional, por për atë lokal.

Numri i votuesve ishte rreth 900 mijë, shumica dërmuese e të cilëve shqiptarë.

Serbët kishin refuzuar pjesëmarrjen në këto zgjedhje, duke u detyruar kështu të ndjekin urdhrat që u vinin nga Beogradi.


Për të votuar në to, ishte zhvilluar paraprakisht një proces i regjistrimit, që kishte zgjatur deri kah fundi i tetorit të këtij viti.

Shqiptarët i konsideronin këto zgjedhje si një hap të madh drejt ëndrrës së tyre për pavarësi nga Serbia, që pasonte çlirimin e një viti më parë.

Të gjitha 20 partitë që ishin regjistruar të merrnin pjesë në këto votime, me rreth 5 mijë e 500 kandidatë, ishin pro pavarësisë për Kosovën.

Gara zhvillohej ndërmjet LDK-së së Ibrahim Rugovës, PDK-së së Hashim Thaçit dhe AAK-së së Ramush Haradinajt.

Partia e parë kishte fituar më së shumti ulëse në 30 kuvendet komunale për të cilat ishte votuar.

Këto zgjedhje i kishte organizuar Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), e cila oshte pjesë e misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK) që pati qeverisur me vendin nga qershori 1999 deri në shpalljen e pavarësisë, më 2008.

Votimet në 1 mijë e 464 qendra, ishin monitoruar nga rreth 5 mijë e 500 mbikëqyrës ndërkombëtarë e vendorë./KosovaPress

Të ngjashme
Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, viziton disa qendra të votimit

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, viziton disa qendra të votimit

Reuters: Kosova voton në zgjedhje të parakohshme, ndërsa kriza politike vazhdon

Reuters: Kosova voton në zgjedhje të parakohshme, ndërsa kriza politike vazhdon

DnV tregon parregullësitë e evidentuara në zgjedhjet e sotme

DnV tregon parregullësitë e evidentuara në zgjedhjet e sotme

Rreth 14% e votuesve votuan deri në orën 13:00

Rreth 14% e votuesve votuan deri në orën 13:00

Dy tërmete godasin Athinën njëri pas tjetrit, ndihen lëkundje të forta

Dy tërmete godasin Athinën njëri pas tjetrit, ndihen lëkundje të forta

Ky është numri qytetarëve që kanë votuar në Prishtinë deri më tani

Ky është numri qytetarëve që kanë votuar në Prishtinë deri më tani

“Presim një ndryshim që duhet të ndodh”, voton Endriti, djali i Hashim Thaçit

“Presim një ndryshim që duhet të ndodh”, voton Endriti, djali i Hashim Thaçit

Një qytetar në Shtime dëmton fletëvotimin dhe tenton të votojë në emër të gruas së tij, policia nis hetimet

Një qytetar në Shtime dëmton fletëvotimin dhe tenton të votojë në emër të gruas së tij, policia nis hetimet

Largohet flamuri serb nga qendra e votimit në Gorazhdec të Pejës

Largohet flamuri serb nga qendra e votimit në Gorazhdec të Pejës

Paraqitet në polici Elbert Krasniqi pas denoncimit për ndikim në procesin zgjedhor

Paraqitet në polici Elbert Krasniqi pas denoncimit për ndikim në procesin zgjedhor

Zgjedhjet e jashtëzakonshme, kosovarët zgjedhin bregdetin shqiptar

Zgjedhjet e jashtëzakonshme, kosovarët zgjedhin bregdetin shqiptar

Gjendet i vdekur pranë lumit Mat një 56-vjeçar

Gjendet i vdekur pranë lumit Mat një 56-vjeçar

0:000:00