Zgjedhjet e jashtëzakonshme, kosovarët zgjedhin bregdetin shqiptar

Zgjedhjet e jashtëzakonshme, kosovarët zgjedhin bregdetin shqiptar

Ndërsa qytetarët e Kosovës po i drejtohen kutive të votimit këtë të diel, një numër i konsiderueshëm prej tyre kanë zgjedhur që fundjavën ta kalojnë në bregdetin shqiptar. Fluksi i lëvizjeve drejt Shqipërisë ka qenë i dukshëm edhe gjatë së shtunës megjithëse në nivele më të ulëta krahasuar me fundjavat e zakonshme të sezonit, raporton A2CNN, transmeton Periskopi.

Të dhënat e Policisë Kufitare dhe Migracionit tregojnë se rreth 9 mijë shtetas nga Kosova kanë hyrë në territorin shqiptar vetëm gjatë orëve të para të mëngjesit të së shtunës dhe të dielës përmes Pikës së Kalimit Kufitar të Morinit. Shifrat konfirmojnë se Shqipëria vijon të mbetet destinacioni kryesor për pushimet e fundjavës për qytetarët kosovarë.

Megjithatë, krahasuar me fundjavat e muajit maj, numri i hyrjeve gjatë fundjavës së parë të qershorit rezulton më i ulët. Kjo lidhet kryesisht me procesin zgjedhor në Kosovë, i cili ka bërë që një pjesë e qytetarëve të mos shkojnë në Shqipëri këtë fundjave për të marrë pjesë në votime.

Pavarësisht kësaj, statistikat e turizmit dëshmojnë për një rritje të vazhdueshme të vizitorëve nga Kosova. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Turizmit, gjatë muajit maj Shqipëria priti 321 mijë e 714 vizitorë nga Kosova, duke regjistruar një rritje prej 15 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Shifrat konfirmojnë rolin e rëndësishëm që tregu kosovar ka për turizmin shqiptar, sidomos në prag të sezonit veror, kur mijëra familje zgjedhin bregdetin e Adriatikut dhe Jonit si destinacionin e tyre të preferuar për pushime.

Të ngjashme
Ky është numri qytetarëve që kanë votuar në Prishtinë deri më tani

Ky është numri qytetarëve që kanë votuar në Prishtinë deri më tani

“Presim një ndryshim që duhet të ndodh”, voton Endriti, djali i Hashim Thaçit

“Presim një ndryshim që duhet të ndodh”, voton Endriti, djali i Hashim Thaçit

Një qytetar në Shtime dëmton fletëvotimin dhe tenton të votojë në emër të gruas së tij, policia nis hetimet

Një qytetar në Shtime dëmton fletëvotimin dhe tenton të votojë në emër të gruas së tij, policia nis hetimet

Largohet flamuri serb nga qendra e votimit në Gorazhdec të Pejës

Largohet flamuri serb nga qendra e votimit në Gorazhdec të Pejës

Paraqitet në polici Elbert Krasniqi pas denoncimit për ndikim në procesin zgjedhor

Paraqitet në polici Elbert Krasniqi pas denoncimit për ndikim në procesin zgjedhor

Gjendet i vdekur pranë lumit Mat një 56-vjeçar

Gjendet i vdekur pranë lumit Mat një 56-vjeçar

Zgjedhjet e para të pasluftës u mbajtën më 28 tetor 2000, në Kosovë numri i votueseve ishte 900 mijë

Zgjedhjet e para të pasluftës u mbajtën më 28 tetor 2000, në Kosovë numri i votueseve ishte 900 mijë

Ushtria amerikane rrëzon dy dronë të tjerë iranianë

Ushtria amerikane rrëzon dy dronë të tjerë iranianë

Policia jep detaje për aksidentin ku vdiq futbollisti 22-vjeçar

Policia jep detaje për aksidentin ku vdiq futbollisti 22-vjeçar

Pula u bën apel qytetarëve të mos e fotografojnë votën: Automatikisht ndalohen

Pula u bën apel qytetarëve të mos e fotografojnë votën: Automatikisht ndalohen

Në ditën e zgjedhjeve, Policia sekuestron arsenal armësh në Zubin Potok

Në ditën e zgjedhjeve, Policia sekuestron arsenal armësh në Zubin Potok

Kjo është gjendja shëndetësore e dy të lënduarve nga aksidenti në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Kjo është gjendja shëndetësore e dy të lënduarve nga aksidenti në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

0:000:00