Dhurojnë gjak afro 200 ushtarë të KFOR-it

Dhurojnë gjak afro 200 ushtarë të KFOR-it

Njësitë nga misioni i KFOR-it, në bashkëpunim me Qendrën e Transfuzionit të Gjakut, kryen aksione për dhurimin e gjakut.

Kjo u bë për të mbështetur trajtimin e pacientëve në nevojë, për të rritur disponueshmërinë e burimeve kritike mjekësore për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe për të mbështetur spitalet dhe strukturat mjekësore në të gjithë rajonin.

“Përfaqësuesi i lartë kombëtar italian, kolonel Mauro Bruschi, dhe Njësia e Përbashkët Mjekësore (JMED) e KFOR-it, me mbështetjen e Elementit Mbështetës Kombëtar Italian, Elementit Mbështetës Kombëtar të Shteteve të Bashkuara dhe Ekipit Ndërlidhës të Monitorimit (LMT) K8, organizuan një aksion për dhurimin e gjakut në Shtabin e KFOR-it, kamp “Film City” në Prishtinë, ku morën pjesë 129 dhurues” deklaron KFOR-i.

Ndërkohë, Ekipi i Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak (CIMIC), i caktuar në Komandën Rajonale-Perëndim (RC-W) të KFOR-it, me mbështetjen e kontingjentit italian, organizoi një aksion për dhurimin e gjakut në kampin “Villaggio Italia” në Pejë, ku morën pjesë 70 dhurues.

“Këto iniciativa pasqyrojnë angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it me institucionet dhe partnerët vendas në mbështetjen e shëndetit dhe mirëqenies, duke kontribuar njëkohësisht në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë” shton KFOR-i.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999.

Të ngjashme
Bildt: A do t’i japin fund zgjedhjet e sotme ngërçit politik që ka bllokuar çdo progres dy vitet e fundit?

Bildt: A do t’i japin fund zgjedhjet e sotme ngërçit politik që ka bllokuar çdo progres dy vitet e fundit?

Ky është numri i qytetarëve që votuan deri në ora 15:00

Ky është numri i qytetarëve që votuan deri në ora 15:00

Zelensky kritikon sulmin me dron në Çernobil përpara bisedimeve në Londër

Zelensky kritikon sulmin me dron në Çernobil përpara bisedimeve në Londër

Ambasadori Hargreaves viziton qendrat e votimit në veri

Ambasadori Hargreaves viziton qendrat e votimit në veri

Edi Rama sjell shembullin e Bahamasit për zhvillimin e turizmit: Flamingot nuk janë problem, por privilegj

Edi Rama sjell shembullin e Bahamasit për zhvillimin e turizmit: Flamingot nuk janë problem, por privilegj

Shqyen fletëvotimet në Prishtinë dhe Drenas, dy persona ndalohen për 48 orë

Shqyen fletëvotimet në Prishtinë dhe Drenas, dy persona ndalohen për 48 orë

Vrau policin dhe plagosi një tjetër, jepet masa e sigurisë për Violand Braçellarin

Vrau policin dhe plagosi një tjetër, jepet masa e sigurisë për Violand Braçellarin

Një qytetar e ka prishur fletvotimin: S’ka arsim, s’ka as vota

Një qytetar e ka prishur fletvotimin: S’ka arsim, s’ka as vota

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, viziton disa qendra të votimit

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, viziton disa qendra të votimit

Reuters: Kosova voton në zgjedhje të parakohshme, ndërsa kriza politike vazhdon

Reuters: Kosova voton në zgjedhje të parakohshme, ndërsa kriza politike vazhdon

DnV tregon parregullësitë e evidentuara në zgjedhjet e sotme

DnV tregon parregullësitë e evidentuara në zgjedhjet e sotme

Rreth 14% e votuesve votuan deri në orën 13:00

Rreth 14% e votuesve votuan deri në orën 13:00

0:000:00