Rreth 14% e votuesve votuan deri në orën 13:00

Deri në ora 13:00, në zgjedhjet e parakohshme që po mbahen këtë të diel kanë ushtruar të drejtën e votës 265,802 qytetarë, që përbën 13,56 përqind sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Kujtojmë se procesi zgjedhor po zhvillohet brenda Kosovës po bëhet në 949 qendra votimi me 2.550 vendvotime, njofton Dukagjini.
Prej tyre, 911 qendra me 2.498 vendvotime do të shërbejnë për votimin e rregullt, ndërsa 38 qendra, nga një në secilën komunë, me 52 vendvotime do të jenë të dedikuara për votimin me kusht.












