Ky është numri qytetarëve që kanë votuar në Prishtinë deri më tani

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke bërë vazhdimit përditësimin e daljes në votime të qytetarëve për zgjedhjet e sotme parlamentare.
Sipas KQZ-së deri më tani kanë votuar 8,48 përqind e qytetarëve, apo 166,272 votues. Komunat me pjesëmarrjen më të lartë në votime deri më tani janë ato në veri të vendit.
Ndërsa në Komunën e Prishtinës, deri në ora 11:00 kanë votuar 11,37%, apo 24,966 qytetarë.
Kjo përqindje është pak më e lartë se ajo në zgjedhjet e 28 dhjetorit, ku në Prishtinë deri në këtë kohë, kishin votuar 10,90% e qytetarëve.
Procesi deri më tani është zhvilluar pa ndonjë incident./ Periskopi/











