Votat për karriget e parlamentit: Kush janë të parët dhe të fundit e partive?

Votat për karriget e parlamentit: Kush janë të parët dhe të fundit e partive?

Është duke shkuar drejt finalizimit procesi i zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë së premtes po vazhdon me rinumërimin e 9 vendvotimeve të mbetura nga 185 të tilla në tërë Kosovën.

Por tashmë, kur dihen edhe emrat se secila nga partitë kryesore sa ulëse do të ketë në parlament, kush janë “1-shat” e partive dhe kush renditet në fund të listës që do të jenë në përbërje të legjislaturës së 11-të të Kuvendit?

Lëvizja Vetëvendosje me 53 mandate

I pari me vota është kreu i këtij subjekti politik, Albin Kurti, me 324 mijë e 329 vota.

E 53-ta në listën e LVV-së është Fjolla Ujkani, e cila është e fundit për nga votat, me 15 mijë e 115 vota.

Partia Demokratike e Kosovës me 22 deputetë drejt Kuvendit

Ndërkaq, në krye të listës së Partisë Demokratike të Kosovës me 22 deputetë, për sa i përket numrit të votave, është kryetari i partisë, Bedri Hamza, me 126 mijë e 942 vota, kurse e 22-ta është Ariana Shoshi Musliu, e cila ka marrë 18 mijë e 620 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës me 18 ulëse

Listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës me 18 ulëse në Kuvend e kryeson kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, e cila ka 92 mijë e 235 vota. Paris Guri, që është deputeti i fundit I zgjedhur nga kjo parti, ka siguruar 16 mijë e 263 vota.

7 anëtarë të Aleancës fituan karrige në Kuvend

44 mijë e 782 vota i ka fituar i pari i Aleancës, Ardian Gjini, parti kjo që përfaqësohet në legjislaturën e 11-të me shtatë deputetë.

9 mijë e 858 vota kanë shkuar për Teuta Haxhiun, e cila është deputetja e fundit e zgjedhur nga kjo parti, shkruan Klan Kosova, transmeton Periskopi.

Të ngjashme
Ngjarje e rëndë në Durrës, mbytet në det një 11-vjeçar

Ngjarje e rëndë në Durrës, mbytet në det një 11-vjeçar

Ekspertët: Inflacioni i lartë po rëndon bizneset, varfëron qytetarët

Ekspertët: Inflacioni i lartë po rëndon bizneset, varfëron qytetarët

Shqiptarët me flamuj të Kosovës dhe Shqipërisë, valle dhe këngë tradicionale në paradën e dytë rrugëve të Nju Jorkut

Shqiptarët me flamuj të Kosovës dhe Shqipërisë, valle dhe këngë tradicionale në paradën e dytë rrugëve të Nju Jorkut

Teherani bllokon Hormuzin, SHBA kundërshton: Trafiku detar vijon normalisht

Teherani bllokon Hormuzin, SHBA kundërshton: Trafiku detar vijon normalisht

Prishtina nderon shkrimtarin Ben Blushi, romani që trazoi opinionin fiton çmimin “Autori i Vitit”

Prishtina nderon shkrimtarin Ben Blushi, romani që trazoi opinionin fiton çmimin “Autori i Vitit”

Delegacionet amerikane dhe iraniane mbërrijnë në Zvicër, pritet të nisin bisedimet

Delegacionet amerikane dhe iraniane mbërrijnë në Zvicër, pritet të nisin bisedimet

Jashari: Rritja prej 60 eurosh nuk i përmbush kërkesat e punëtorëve të KEK-ut, Qeveria na anashkaloi në pagën e 13-të

Jashari: Rritja prej 60 eurosh nuk i përmbush kërkesat e punëtorëve të KEK-ut, Qeveria na anashkaloi në pagën e 13-të

Zeneli pas debutimit në Botëror: Përfaqësoj Suedinë dhe Kosovën

Zeneli pas debutimit në Botëror: Përfaqësoj Suedinë dhe Kosovën

Vonesa, tejkalime kostosh dhe dobësi në menaxhimin e kontratave në MD

Vonesa, tejkalime kostosh dhe dobësi në menaxhimin e kontratave në MD

Botërori 2026 arrin 100 gola me ritëm rekord pas 68 vitesh – a janë topi dhe ndërprerjet arsyeja?

Botërori 2026 arrin 100 gola me ritëm rekord pas 68 vitesh – a janë topi dhe ndërprerjet arsyeja?

Sulme në Gaza, mes viktimave edhe një kameraman i Al Jazeera-s dhe një fëmijë

Sulme në Gaza, mes viktimave edhe një kameraman i Al Jazeera-s dhe një fëmijë

Dita e 21- të në Tiranë, protestuesit i japin ultimatum vetëm edhe sot Ramës për dorëheqje

Dita e 21- të në Tiranë, protestuesit i japin ultimatum vetëm edhe sot Ramës për dorëheqje

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

0:000:00