Teherani bllokon Hormuzin, SHBA kundërshton: Trafiku detar vijon normalisht

Teherani bllokon Hormuzin, SHBA kundërshton: Trafiku detar vijon normalisht

Autoritetet iraniane kanë deklaruar se Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur për lundrimin detar, duke sfiduar drejtpërdrejt qëndrimin e Shteteve të Bashkuara se trafiku në këtë korridor strategjik vazhdon normalisht.

Sipas medias shtetërore iraniane Fars, Marina e Gardës Revolucionare ka njoftuar se nuk do të lëshojë leje për asnjë anije që të kalojë përmes ngushticës deri në një njoftim të dytë.

Deklarata vjen një ditë pasi Irani pretendoi se kishte mbyllur Ngushticën e Hormuzit në përgjigje të sulmeve izraelite në Liban, raporton TCh, transmeton Periskopi.

Megjithatë, ushtria amerikane kundërshtoi menjëherë këtë pretendim, duke bërë të ditur se anijet tregtare vazhdonin aktivitetin në zonë dhe se lëvizja detare nuk ishte ndërprerë.

Ngushtica e Hormuzit konsiderohet një nga rrugët më të rëndësishme detare në botë për transportin e naftës dhe gazit, ndaj çdo zhvillim që prek funksionimin e saj ndiqet me shqetësim nga tregjet ndërkombëtare dhe fuqitë globale.


Situata po monitorohet nga afër, ndërsa tensionet mes Iranit, Izraelit dhe aleatëve perëndimorë vijojnë të mbeten të larta, pavarësisht përpjekjeve diplomatike për uljen e krizës në rajon./Periskopi

Të ngjashme
Spanja e deklason Arabinë Saudite për fitoren e parë në këtë Botëror

Spanja e deklason Arabinë Saudite për fitoren e parë në këtë Botëror

Zyrtare: UEFA e konfirmon stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja Izrael – Kosovë

Zyrtare: UEFA e konfirmon stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja Izrael – Kosovë

Behgjet Pacolli: Nesër rifillojnë punimet në Aeroportin e Vlorës, po rikthehet ligjshmëria

Behgjet Pacolli: Nesër rifillojnë punimet në Aeroportin e Vlorës, po rikthehet ligjshmëria

Dy të lënduar në një aksident trafiku në Orllan të Podujevës

Dy të lënduar në një aksident trafiku në Orllan të Podujevës

Haziri sërish kërkon marrëveshje gjithëpërfshirëse: Skenari i ndarjes së përgjegjesive institicionale vjen në fund

Haziri sërish kërkon marrëveshje gjithëpërfshirëse: Skenari i ndarjes së përgjegjesive institicionale vjen në fund

Petritsch: VV të dalë nga tradita se presidenti i takon veç asaj

Petritsch: VV të dalë nga tradita se presidenti i takon veç asaj

Delegacioni iranian ankohet pas kërcënimeve të Trumpit

Delegacioni iranian ankohet pas kërcënimeve të Trumpit

YAMAAAAAAAAL! Spanja në epërsi ndaj Arabisë Saudite

YAMAAAAAAAAL! Spanja në epërsi ndaj Arabisë Saudite

Dënohet përdhosja e flamurit të Izraelit në Shqipëri

Dënohet përdhosja e flamurit të Izraelit në Shqipëri

Kina krijon robotin e parë shtatzënë?

Kina krijon robotin e parë shtatzënë?

Spanja kërkon fitoren e parë, Arabia Saudite befasi: Publikohen formacionet zyrtare

Spanja kërkon fitoren e parë, Arabia Saudite befasi: Publikohen formacionet zyrtare

Trump: Starmer do të japë dorëheqjen si kryeministër i Britanisë

Trump: Starmer do të japë dorëheqjen si kryeministër i Britanisë

Këngëtarja iraniane dënohet me 74 goditje me kamxhik pasi performoi pa hixhab

Këngëtarja iraniane dënohet me 74 goditje me kamxhik pasi performoi pa hixhab

0:000:00