Sulme në Gaza, mes viktimave edhe një kameraman i Al Jazeera-s dhe një fëmijë

Sulme në Gaza, mes viktimave edhe një kameraman i Al Jazeera-s dhe një fëmijë

Izraeli ka kryer sulme në Gaza, ku të paktën gjashtë persona janë vrarë, mes tyre një kameraman i Al Jazeera-s dhe të paktën një fëmijë, sipas zyrtarëve shëndetësorë dhe ekipeve të shpëtimit.

Al Jazeera ka thënë se “dënon fuqishëm krimin e rëndë të shënjestrimit dhe vrasjes” së korrespondentit të saj Ahmed Wishah, i cili u vra në një sulm ndaj një shtëpie në Gazën qendrore të shtunën.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) e kanë akuzuar Wishah si “terrorist në krahun ushtarak të Hamasit, i cili ka shërbyer si operativ snajperist”.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e drejtuar nga Hamasi dhe shifrat e së cilës konsiderohen të besueshme nga OKB-ja, thotë se ushtria izraelite ka vrarë 1,007 persona që nga hyrja në fuqi e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit në tetorin e kaluar, shkruan BBC, transmeton Periskopi.

Al Jazeera ka deklaruar se vrasja e Wishah “përbën shkelje të rëndë të ligjeve dhe normave ndërkombëtare dhe pasqyron një politikë sistematike të shënjestrimit të gazetarëve”.

IDF ka thënë se Wishah në muajt e fundit kishte planifikuar sulme snajperiste ndaj trupave izraelite, pa ofruar prova.

Dy persona të tjerë u vranë së bashku me Wishah në sulmin ndaj një shtëpie në kampin e refugjatëve Bureij, sipas një spitali lokal dhe agjencisë së mbrojtjes civile në Gaza. IDF ka pretenduar se edhe ata ishin pjesë e Hamasit.

Vëllai i tij, Mohamed Wishah, gjithashtu gazetar i Al Jazeera-s, ishte vrarë në një sulm izraelit në prill. IDF atëherë e kishte akuzuar për përfshirje në strukturat e prodhimit të raketave dhe armëve të Hamasit./Periskopi/

Të ngjashme
Edi Rama sot vizitë në Francë, takohet me presidentin Emmanuel Macron

Edi Rama sot vizitë në Francë, takohet me presidentin Emmanuel Macron

Viktimat e aksidentit në Gjermani janë motra

Viktimat e aksidentit në Gjermani janë motra

Protesta në Tiranë, një grup protestuesish kaluan natën përpara Kryeministrisë

Protesta në Tiranë, një grup protestuesish kaluan natën përpara Kryeministrisë

Raundi i parë i bisedimeve mes SHBA-së dhe Iranit: Ndërmjetësit e cilësojnë si “progres inkurajues”

Raundi i parë i bisedimeve mes SHBA-së dhe Iranit: Ndërmjetësit e cilësojnë si “progres inkurajues”

Armë, municion e pajisje ushtarake gjenden në Zubin Potok, Policia nis hetimet

Armë, municion e pajisje ushtarake gjenden në Zubin Potok, Policia nis hetimet

Interesim rekord për Botërorin 2026, shifrat e FIFA's flasin qartë

Interesim rekord për Botërorin 2026, shifrat e FIFA's flasin qartë

Elezi: KQZ pret përfundimin e ankesave para shpalljes së rezultateve përfundimtare

Elezi: KQZ pret përfundimin e ankesave para shpalljes së rezultateve përfundimtare

Autoritetet ruse ndalojnë shitjen e karburanteve në Krimenë e pushtuar

Autoritetet ruse ndalojnë shitjen e karburanteve në Krimenë e pushtuar

Nënsekretari i OKB-së nis sot vizitën dyditore në Kosovë

Nënsekretari i OKB-së nis sot vizitën dyditore në Kosovë

“Grupe me grekë e serbë të infiltruar në protestë”, Rama reagon sërish për protestën në Tiranë

“Grupe me grekë e serbë të infiltruar në protestë”, Rama reagon sërish për protestën në Tiranë

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Rrëqebulli ballkanik kapet nga objektivi i fotografëve (VIDEO)

Rrëqebulli ballkanik kapet nga objektivi i fotografëve (VIDEO)

Ky dyshohet të jetë shkaku i aksidentit në Gjermani ku vdiqën dy të reja nga Kamenica

Ky dyshohet të jetë shkaku i aksidentit në Gjermani ku vdiqën dy të reja nga Kamenica

0:000:00