Operacioni përfundoi me sukses, aktorja turke jep mesazhi e ndjerë nga spitali

Operacioni përfundoi me sukses, aktorja turke jep mesazhi e ndjerë nga spitali

Aktorja turke Cemre Baysel ka qetësuar të gjithë ndjekësit e saj pas një ndërhyrjeje kirurgjikale që ka kryer së fundmi.

Përmes një postimi plot humor direkt nga dhoma e spitalit, ajo ka treguar se gjithçka ka shkuar me sukses dhe se tashmë ka nisur periudhën e rikuperimit.

Baysel ndau imazhin e parë pas operacionit, ku shfaqej e shtrirë në krevat duke mbajtur në duar një kuti me bakllava. Fotoja u bë menjëherë virale dhe largoi shqetësimin e fansave të cilët po prisnin me padurim një lajm prej saj.

“Gjithçka është mirë, mos u shqetësoni. Ju jam shumë mirënjohëse të gjithëve. Ju lutem mos mi kurseni lutjet tuaja. Tani është koha për pushim,” shkroi aktorja, duke shtuar me batutë se bakllava ishte gjëja e parë që kishte kërkuar sapo kishte dalë nga anestezia.

Para ndërhyrjes, ylli turk kishte treguar hapur për mediat se do t’i nënshtrohej një procedure të thjeshtë mjekësore që lidhej me një shqetësim gjinekologjik, duke preferuar që lajmi të merrej vesh direkt nga ajo.

Aktorja 27-vjeçare, e lindur në Izmir, njihet për rolet e saj të suksesshme në seriale si “Elimi Bırakma”, “Ramo”, “Baht Oyunu”, “Senden Daha Güzel” dhe “Sakla Beni”. Ajo pritet të pushojë rreth 20 ditë përpara se t’i rikthehet projekteve dhe planeve të saj të verës./Periskopi/



Të ngjashme
Ronaldos nuk po ia do, por Georgina Rodriguez nuk po i ndalen sukeset: Për mua...

Ronaldos nuk po ia do, por Georgina Rodriguez nuk po i ndalen sukeset: Për mua...

“Tifozja më seksi” e Kupës së Botës i çmend tifozët me veshjen e saj në Dallas

“Tifozja më seksi” e Kupës së Botës i çmend tifozët me veshjen e saj në Dallas

Detaje rrëqethëse nga nata e fundit e aktores Ece Irtem – flet nëna e saj

Detaje rrëqethëse nga nata e fundit e aktores Ece Irtem – flet nëna e saj

Kinematografia shqiptare në zi, ndahet nga jeta aktori i njohur

Kinematografia shqiptare në zi, ndahet nga jeta aktori i njohur

“Dua të largohem”, Angelina Jolie tregon pse nuk ndihet më e lirë në Hollywood

“Dua të largohem”, Angelina Jolie tregon pse nuk ndihet më e lirë në Hollywood

Momente romantike, dalin fotot tjera nga muaji i mjaltit të Duas dhe Callum

Momente romantike, dalin fotot tjera nga muaji i mjaltit të Duas dhe Callum

Dua Lipa frymëzon edhe përmes librave, zbulon pesë titujt e saj të preferuar

Dua Lipa frymëzon edhe përmes librave, zbulon pesë titujt e saj të preferuar

Mimoza Ahmeti shpallet fituese e“Ferma VIP 3″ , fiton 129 mijë euro

Mimoza Ahmeti shpallet fituese e“Ferma VIP 3″ , fiton 129 mijë euro

Vdes aktorja e njohur turke, dje i mbushi 35-vjet

Vdes aktorja e njohur turke, dje i mbushi 35-vjet

Prapaskenat e ‘përplasjes’, zbulohet ç’ka ndodhur mes Gjestit dhe Selin

Prapaskenat e ‘përplasjes’, zbulohet ç’ka ndodhur mes Gjestit dhe Selin

“Michael” bëhet zyrtarisht filmi biografik me fitimet më të larta të të gjitha kohërave

“Michael” bëhet zyrtarisht filmi biografik me fitimet më të larta të të gjitha kohërave

Ndarja me Mateon, Brikena: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

Ndarja me Mateon, Brikena: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur