Dua Lipa dhe Callum Turner më të dashuruar se kurrë gjatë muajit të mjaltit në Sicili

Dua Lipa dhe bashkëshorti i saj, aktori Callum Turner, po kalojnë ditët e muajit të mjaltit në Itali, vetëm pak kohë pasi kurorëzuan dashurinë e tyre me një dasmë luksoze në Sicili.
Çifti është parë në Taormina, ku kanë shijuar momente romantike pranë detit.

Fotografitë e publikuara nga mediat ndërkombëtare i tregojnë të përqafuar dhe duke shkëmbyer puthje, ndërsa në disa imazhe të tjera ata shihen duke shëtitur dorë për dore në rrugët karakteristike të qytetit.
Dua u shfaq me bikini ngjyrë argjendi gjatë qëndrimit të tyre në plazh.

Pas ceremonisë së martesës të mbajtur në Palermo, më 8 qershor çifti u akomodua në një hotel luksoz në Taormina, destinacioni që kanë zgjedhur për të kaluar muajin e mjaltit.
Dasma e tyre u organizua në Villa Valguarnera, një rezidencë historike e shekullit të XVIII në Sicili, dhe mblodhi emra të njohur nga bota e muzikës, modës dhe kinemasë.

Në mesin e të ftuarve ishin Elton John, Donatella Versace, Joe Alwyn, Mark Ronson dhe Charli XCX, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.
Sipas raportimeve, një nga momentet më prekëse të festimeve ishte interpretimi i këngës “Your Song” nga Elton John.
Festimet zgjatën tre ditë, ndërsa u morën masa të forta sigurie për të ruajtur privatësinë e çiftit dhe të të ftuarve. /Periskopi/











