Vdekje e dyshimtë në Lipjan, policia jep detaje për rastin në objektin e KEDS-it

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me një rast të raportuar të mërkurën në Lipjan, ku një femër kosovare ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta brenda objektit të KEDS-it.
Sipas njoftimit policor, dëshmitarja ka raportuar se viktima, po ashtu femër kosovare, papritur është rrëzuar në tokë, pa shenja të mëparshme shqetësimi.
Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi emergjent, i cili ka konstatuar vdekjen e saj.
Ngjarja ka ndodhur më 25 qershor 2026, rreth orës 09:55, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Policia po e trajton rastin si “hetim mbi vdekjen” dhe po vazhdon me procedurat hetimore për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes./ Periskopi/











