Katër muaj burgim me kusht për të akuzuarin që kanosi gazetarin Ardit Kika

Katër muaj burgim me kusht për të akuzuarin që kanosi gazetarin Ardit Kika

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 4 muaj burgim me kusht, me periudhë verifikuese prej 1 viti, si dhe me dënim plotësues – ndalim prej 6 muajsh të qasjes në mediat sociale – Agron Kyçykun, për shkak të kanosjes ndaj gazetarit Ardit Kika.

Shpallja e aktgjykimit u bë nga gjykatësi Driton Berisha.

Para shpalljes së aktgjykimit, Kyçyku pranoi fajësinë pas leximit të aktakuzës nga prokurorja e shtetit, Arta Cukaj.

“E pranoj dhe shpreh keqardhje. Ju kërkoj falje të gjithëve dhe personit për shqetësimin”, tha Kyçyku.


Mbrojtësi i Kyçykut, Bedri Abdullahu, paraprakisht tha se gjykata, me rastin e caktimit të llojit dhe lartësisë së dënimit, të marrë parasysh pranimin e fajësisë, shprehjen e keqardhjes dhe rrethanat familjare.

Në anën tjetër, i dëmtuari Kika tha se gjykata duhet të ketë parasysh se i akuzuari ende nuk e ka fshirë komentin që është konsideruar kanosës, çka i akuzuari tha se ndodh për shkak se nuk po mund ta gjejë faqen për ta fshirë.

Sipas Prokurorisë, më 22.01.2026, rreth orës 22:00, në Prishtinë, i pandehuri Agron Kyçyku seriozisht e ka kanosur gazetarin Ardit Kika të kompanisë “Koha” në KTV, me qëllim të frikësimit, ashtu që përmes Facebook-ut i ka shkruar fjalët: “kta i ndalë likuidimi në emër të popullit, boll i duruam mo, hala ju i pas varret e freskëta nga lufta, merre me mend këta punojnë për shkë e rusi, Amerika po na armatos dhe mundohet që sa më shpejtë me na anëtarësu në NATO – e mediat tona merre me mend çfarë dezinformata shpifin, klm”, me çka te i dëmtuari – gazetari Ardit Kika – është shfaqur ndjenja e frikës, ankthit dhe pasigurisë për jetë.

Prandaj, për këto veprime, Kyçyku ngarkohet me veprën penale “Kanosja” nga neni 181, paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës./BetimipërDrejtësi




Të ngjashme
Netanyahu: Nuk largohemi nga Libani, Siria dhe Gaza

Netanyahu: Nuk largohemi nga Libani, Siria dhe Gaza

60 studentë helmohen në Akademinë e Sigurisë në Shqipëri, ndërpritet aktiviteti i kompanisë

60 studentë helmohen në Akademinë e Sigurisë në Shqipëri, ndërpritet aktiviteti i kompanisë

"KFOR mund të rriten nëse shfaqet nevoja, do ta bëjmë për të garantuar siguri"

"KFOR mund të rriten nëse shfaqet nevoja, do ta bëjmë për të garantuar siguri"

“Asgjë nuk e ndal Shqipërinë drejt BE-së”, Rama intervistë për Italpress: Zvërneci u kthye nga një çështje lokale, në luftë globale kundër Trump

“Asgjë nuk e ndal Shqipërinë drejt BE-së”, Rama intervistë për Italpress: Zvërneci u kthye nga një çështje lokale, në luftë globale kundër Trump

Aksion i Policisë në Obiliq dhe Prishtinë: Sekuestrohen armë, thika e fishekë në tri raste të ndara

Aksion i Policisë në Obiliq dhe Prishtinë: Sekuestrohen armë, thika e fishekë në tri raste të ndara

47 aksidente dhe rreth 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

47 aksidente dhe rreth 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

Asnjë shenjë ndjeshmërie: Ditën kur vdiq punëtori, biznesi i Esat Likajt reklamonte kompleksin në Prizren

Asnjë shenjë ndjeshmërie: Ditën kur vdiq punëtori, biznesi i Esat Likajt reklamonte kompleksin në Prizren

Shkon në 55 numri i viktimave në Francë nga temperaturat e larta, dhjetëra qytete në alarm

Shkon në 55 numri i viktimave në Francë nga temperaturat e larta, dhjetëra qytete në alarm

Rrokulliset një kamion në autostradë afër Malishevës, bllokohet komunikacioni

Rrokulliset një kamion në autostradë afër Malishevës, bllokohet komunikacioni

Përleshje mes familjarëve në Graçanicë, tre persona përfundojnë në polici

Përleshje mes familjarëve në Graçanicë, tre persona përfundojnë në polici

Thesari i SHBA-së heq përkohësisht disa sanksione ndaj Venezuelës për të lejuar ndihmën pas tërmeteve

Thesari i SHBA-së heq përkohësisht disa sanksione ndaj Venezuelës për të lejuar ndihmën pas tërmeteve

Bill Gates bën renditjen, ja katër profesionet që do t’i mbijetojnë Inteligjencës Artificiale

Bill Gates bën renditjen, ja katër profesionet që do t’i mbijetojnë Inteligjencës Artificiale

0:000:00