Asnjë shenjë ndjeshmërie: Ditën kur vdiq punëtori, biznesi i Esat Likajt reklamonte kompleksin në Prizren

Asnjë shenjë ndjeshmërie: Ditën kur vdiq punëtori, biznesi i Esat Likajt reklamonte kompleksin në Prizren

Policia kishte njoftuar se rreth orës 90:00 të datës 22 qershor, Valmir Morina, punëtor i kontraktuar nga Swiss Construction Holding, ishte dërguar pa shenja jete në Emergjencën e Prizrenit. Kjo, pasi që tashmë i ndjeri s’kishte arritur t’u mbijetojë lëndimeve të marra në vendin e punës. Kompania Swiss Construction Holding rreth orës 15:00 kishin promovuar objektin ku kishte humbur jetën Valmir Morina, me moton “Të jetosh mirë fillon nga lokacioni”.

Sipas informacioneve fillestare, gjatë procesit të punës, nga mikseri i betonit ishte shkëputur një gyp, i cili dyshohet se e kishte goditur viktimën, duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse, shkruan Insajderi.

E vendosur pranë shkollave, institucioneve shëndetësore dhe daljeve kryesore të qytetit, kjo është adresa ku koha dhe komoditeti bashkohen, prandaj zgjedhe edhe ti banesën e preferuar dhe bashkëjeto me qetësinë dhe funksionalitetin e plotë“, thuhet ndër të tjera në përshkrimin promovues të tyre.

Policia kishte njoftuar se tragjedia ku kishte humbur jetën Valmir Morina kishte ndodhur rreth orës 09:00 të mëngjesit. Kompania Swiss Construction Holding nuk kishte bërë asnjë reagim zyrtar e as shprehje ngushëllimi për familjen. Në vend të saj, siç u pa më lart, kishte vendosur ta promovojë kompleksin e ri.

Siç është raportuar në disa media, gjatë procesit të punës, nga mikseri i betonit dyshohet se ishte shkëputur një gyp, i cili dyshohet se e kishte goditur tashmë të ndjerin, duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.

Po ashtu u raportua se Valmiri ishte djali i vetëm dhe mbante familjen pas vdekjes së babait vite më parë.

Pas daljes së hetuesve në vendin e ngjarjes, dyshohet se i dyshuari A.G., person përgjegjës për auto-betonierën, nuk e kishte siguruar mjetin në mënyrë adekuate gjatë procesit të punës.


I dyshuari më pas ishte ndaluar për 48 orë. A.G po dyshohet për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi apo heqja e pajisjeve mbrojtëse në vendin e punës”.

Sipas të dhënave të publikuara në ARBK, Swiss Construction Holding është kompani e themeluar në vitin 2024 nga katër aksionarë: subjekti juridik Lika Holding Sh.P.K. me 25%, Arben Mikullovci me 25%, subjekti juridik MMA Invest AG me 25% dhe subjekti juridik LlD Sh.P.K. me 25%.

Lika Holding është në pronësi të biznesmenit të fuqishëm Esat Lika, i cili biznesin e patundshmërisë e ka zgjeruar edhe në Zvicër, shkruan Insajderi.org, transmeton Periskopi.






Të ngjashme
"KFOR mund të rriten nëse shfaqet nevoja, do ta bëjmë për të garantuar siguri"

"KFOR mund të rriten nëse shfaqet nevoja, do ta bëjmë për të garantuar siguri"

Katër muaj burgim me kusht për të akuzuarin që kanosi gazetarin Ardit Kika

Katër muaj burgim me kusht për të akuzuarin që kanosi gazetarin Ardit Kika

“Asgjë nuk e ndal Shqipërinë drejt BE-së”, Rama intervistë për Italpress: Zvërneci u kthye nga një çështje lokale, në luftë globale kundër Trump

“Asgjë nuk e ndal Shqipërinë drejt BE-së”, Rama intervistë për Italpress: Zvërneci u kthye nga një çështje lokale, në luftë globale kundër Trump

Aksion i Policisë në Obiliq dhe Prishtinë: Sekuestrohen armë, thika e fishekë në tri raste të ndara

Aksion i Policisë në Obiliq dhe Prishtinë: Sekuestrohen armë, thika e fishekë në tri raste të ndara

47 aksidente dhe rreth 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

47 aksidente dhe rreth 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

Shkon në 55 numri i viktimave në Francë nga temperaturat e larta, dhjetëra qytete në alarm

Shkon në 55 numri i viktimave në Francë nga temperaturat e larta, dhjetëra qytete në alarm

Rrokulliset një kamion në autostradë afër Malishevës, bllokohet komunikacioni

Rrokulliset një kamion në autostradë afër Malishevës, bllokohet komunikacioni

Përleshje mes familjarëve në Graçanicë, tre persona përfundojnë në polici

Përleshje mes familjarëve në Graçanicë, tre persona përfundojnë në polici

Thesari i SHBA-së heq përkohësisht disa sanksione ndaj Venezuelës për të lejuar ndihmën pas tërmeteve

Thesari i SHBA-së heq përkohësisht disa sanksione ndaj Venezuelës për të lejuar ndihmën pas tërmeteve

Bill Gates bën renditjen, ja katër profesionet që do t’i mbijetojnë Inteligjencës Artificiale

Bill Gates bën renditjen, ja katër profesionet që do t’i mbijetojnë Inteligjencës Artificiale

Vdekje e dyshimtë në Lipjan, policia jep detaje për rastin në objektin e KEDS-it

Vdekje e dyshimtë në Lipjan, policia jep detaje për rastin në objektin e KEDS-it

Vetura aksidentohet me trenin në Drenas, dy persona përfundojnë në QKUK

Vetura aksidentohet me trenin në Drenas, dy persona përfundojnë në QKUK

0:000:00