"KFOR mund të rriten nëse shfaqet nevoja, do ta bëjmë për të garantuar siguri"

"KFOR mund të rriten nëse shfaqet nevoja, do ta bëjmë për të garantuar siguri"

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ditë më parë ka treguar se planifikojnë të reduktojnë praninë ushtarake në Kosovë në numrat e para vitit 2023. Rutte ka thënë se prania e KFOR-it do të zvogëlohet nga 1 mijë e 200 deri në 1 mijë e 500 ushtarë. Kjo për shkak të përmirësimit të situatës së sigurisë.

Megjithatë ende s’dihet se cilat shtete kontribuuese do të përfshihen në këtë proces të përshtatjes së pranisë ushtarake të KFOR në Kosovë.


Zëdhënësi i Shtabit Suprem të Fuqive Aleate në Evropë, koloneli amerikan Martin L. O’Donell, në një përgjigje për Gazetën Express i pyetur për këtë zvogëlim të planifikuar të pranisë ushtarake në Kosovë, ka thënë se kjo s’ka të bëjë me numra, por me përshtatje dhe garantim të sigurisë për Kosovën dhe rajonin.


“Nuk ka të bëjë me numrat, ka të bëjë me optimizimin dhe me garantimin e sigurisë së të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë dhe në rajon më gjerësisht.”, ka thënë koloneli amerikan Martin L. O”Donell.

Lidhur me këtë temë, një zyrtar i lartë ushtarak i NATO-s ka thënë se sa i përket kontributit me trupa në KFOR të vendeve aleate, pyetjet duhet t’iu drejtohen vetë shteteve kontribuuese.


Siç e ka cekur edhe Sekretari Rutte, pritjet janë për t’u kthyer tek numrat e para vitit 2023.


Ky zyrtar i lartë ushtarak i NATO-s ka sqaruar se derisa do të shkohet drejt këtij procesi të reduktimit të trupave, do të bëhen vlerësime të sigurisë në mënyrë të vazhdueshme.

Ai s’ka përjashtuar që varësisht nga situata e sigurisë, trupat edhe mund të rriten.

“Vlerësimet e mjedisit të sigurisë do të bëhen vazhdimisht ndërsa kjo ndodh. Nëse kërkohen rregullime shtesë, në një drejtim ose në tjetrin, bazuar në vlerësimin tonë, ne do t’i bëjmë ato, duke garantuar sigurinë dhe mbrojtjen ashtu siç bëjmë”, ka thënë ky zyrtar i lartë ushtarak i NATO-s për Gazetën Express.

Ai në fund ka thënë se është e rëndësishme që të theksohet se lëvizje të numrave të trupave ka pasur edhe në të kaluarën dhe se prania ushtarake e KFOR-it është përshtatur varësisht nga situata e sigurisë.

“Është e rëndësishme të theksohet se kjo ka ndodhur edhe më parë. Struktura e KFOR-it është përshtatur si në drejtim të rritjes, ashtu edhe të zvogëlimit të pranisë së tij, në varësi të situatës së sigurisë”, ka sqaruar ky zyrtar i lartë ushtarak.

Sekretari i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se KFOR-i aktualisht ka 4 mijë e 700 ushtarë dhe se pritjet pas përshtatjes së pranisë janë që të shkojë nga 3 mijë deri në 3 mijë e 500 trupa.

“Në këtë moment, ju e shihni që KFOR-i ka rreth 4.700 ushtarë. Ajo çfarë do të bëjmë është që do të kthehemi në nivelet e para vitit 2023. Sigurisht, varësisht nga rrethanat, do të shihni një KFOR me 3.000 deri në 3.500 trupa. Dhe, mendoj se duke pasur për bazë përmirësimin e situatës, KFOR-i do të vazhdojë të jetë i fokusuar në misionin e tij thelbësor”, ka deklaruar Rutte.

Të ngjashme
Netanyahu: Nuk largohemi nga Libani, Siria dhe Gaza

Netanyahu: Nuk largohemi nga Libani, Siria dhe Gaza

60 studentë helmohen në Akademinë e Sigurisë në Shqipëri, ndërpritet aktiviteti i kompanisë

60 studentë helmohen në Akademinë e Sigurisë në Shqipëri, ndërpritet aktiviteti i kompanisë

Katër muaj burgim me kusht për të akuzuarin që kanosi gazetarin Ardit Kika

Katër muaj burgim me kusht për të akuzuarin që kanosi gazetarin Ardit Kika

“Asgjë nuk e ndal Shqipërinë drejt BE-së”, Rama intervistë për Italpress: Zvërneci u kthye nga një çështje lokale, në luftë globale kundër Trump

“Asgjë nuk e ndal Shqipërinë drejt BE-së”, Rama intervistë për Italpress: Zvërneci u kthye nga një çështje lokale, në luftë globale kundër Trump

Aksion i Policisë në Obiliq dhe Prishtinë: Sekuestrohen armë, thika e fishekë në tri raste të ndara

Aksion i Policisë në Obiliq dhe Prishtinë: Sekuestrohen armë, thika e fishekë në tri raste të ndara

47 aksidente dhe rreth 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

47 aksidente dhe rreth 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

Asnjë shenjë ndjeshmërie: Ditën kur vdiq punëtori, biznesi i Esat Likajt reklamonte kompleksin në Prizren

Asnjë shenjë ndjeshmërie: Ditën kur vdiq punëtori, biznesi i Esat Likajt reklamonte kompleksin në Prizren

Shkon në 55 numri i viktimave në Francë nga temperaturat e larta, dhjetëra qytete në alarm

Shkon në 55 numri i viktimave në Francë nga temperaturat e larta, dhjetëra qytete në alarm

Rrokulliset një kamion në autostradë afër Malishevës, bllokohet komunikacioni

Rrokulliset një kamion në autostradë afër Malishevës, bllokohet komunikacioni

Përleshje mes familjarëve në Graçanicë, tre persona përfundojnë në polici

Përleshje mes familjarëve në Graçanicë, tre persona përfundojnë në polici

Thesari i SHBA-së heq përkohësisht disa sanksione ndaj Venezuelës për të lejuar ndihmën pas tërmeteve

Thesari i SHBA-së heq përkohësisht disa sanksione ndaj Venezuelës për të lejuar ndihmën pas tërmeteve

Bill Gates bën renditjen, ja katër profesionet që do t’i mbijetojnë Inteligjencës Artificiale

Bill Gates bën renditjen, ja katër profesionet që do t’i mbijetojnë Inteligjencës Artificiale

0:000:00