60 studentë helmohen në Akademinë e Sigurisë në Shqipëri, ndërpritet aktiviteti i kompanisë

60 studentë helmohen në Akademinë e Sigurisë në Shqipëri, ndërpritet aktiviteti i kompanisë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) në Shqipëri ka reaguar pas helmimit për të dytën herë të 60 studentëve të Akademisë së Sigurisë, ditën e djeshme.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka pezulluar aktivitetin e kompanisë së kateringut SORI-AL që operonte në Akademinë e Sigurisë.

“Menjëherë, nga AKU janë kryer verifikimet përkatëse në subjektin SORI-AL, subjekt i cili ushtron veprimtarinë e catering-ut pranë Akademisë së Sigurisë, Sauk si dhe në Garnizoni “Skënderbej” pranë Akademisë së Forcave të Armatosura.

Nga verifikimet në Akademinë e Sigurisë, Sauk u konstatua se subjekti ushtronte aktivitetin në kushte higjieno-sanitare të përshtatshme dhe me dokumentacion shoqërues të përshtatshëm. U krye kampionimi i 14 mostrave (7 kampione nga vakti i drekës dhe 7 nga vakti i darkës nga kampionet në ruajtje të produkteve të gatshme të përpunuara pranë Garnizonit Skenderbej, Tiranë, dhe të konsumuara me datë 24.06.2026, pranë Akademisë së Sigurisë Sauk) për analizim për treguesit mikrobiologjikë pranë laboratorit të ISUV.


Në vijim të ndjekjes së gjurmuueshmërisë u krye inspektimi në subjektin “Garnizoni Skenderbej, Tiranë”, ku është kryer përpunimi i produkteve.

Në këto ambiente u konstatuan kushte higjieno-sanitare të përshtatshme dhe dokumentacion i plotë shoqërues. Gjatë procedurës u krye marrja e 14 mostrave në ruajtje të ushqimeve të gatuara nga vakti i drekës dhe darkës të datës 24.06.2026, si dhe 5 mostra tampon për higjienën ambientale dhe të pajisjeve, të cilat u dërguan për analizim pranë ISUV.

Në adresën Garnizoni Skënderbej, Tiranë, u mor masë me ndërprerje aktiviteti deri në daljen e përgjigjes së analizave. Gjatë këtyre procedurave inspektimi ishin prezentë edhe institucione të tjera si NJVKSH Tiranë (të cilët morën tampone ambientale në ambiente, pajisje dhe punonjës) ISHSH dhe Drejtoria e Policisë së Shtetit, Tiranë”, njofton AKU./TCh/

Të ngjashme
Netanyahu: Nuk largohemi nga Libani, Siria dhe Gaza

Netanyahu: Nuk largohemi nga Libani, Siria dhe Gaza

"KFOR mund të rriten nëse shfaqet nevoja, do ta bëjmë për të garantuar siguri"

"KFOR mund të rriten nëse shfaqet nevoja, do ta bëjmë për të garantuar siguri"

Katër muaj burgim me kusht për të akuzuarin që kanosi gazetarin Ardit Kika

Katër muaj burgim me kusht për të akuzuarin që kanosi gazetarin Ardit Kika

“Asgjë nuk e ndal Shqipërinë drejt BE-së”, Rama intervistë për Italpress: Zvërneci u kthye nga një çështje lokale, në luftë globale kundër Trump

“Asgjë nuk e ndal Shqipërinë drejt BE-së”, Rama intervistë për Italpress: Zvërneci u kthye nga një çështje lokale, në luftë globale kundër Trump

Aksion i Policisë në Obiliq dhe Prishtinë: Sekuestrohen armë, thika e fishekë në tri raste të ndara

Aksion i Policisë në Obiliq dhe Prishtinë: Sekuestrohen armë, thika e fishekë në tri raste të ndara

47 aksidente dhe rreth 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

47 aksidente dhe rreth 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

Asnjë shenjë ndjeshmërie: Ditën kur vdiq punëtori, biznesi i Esat Likajt reklamonte kompleksin në Prizren

Asnjë shenjë ndjeshmërie: Ditën kur vdiq punëtori, biznesi i Esat Likajt reklamonte kompleksin në Prizren

Shkon në 55 numri i viktimave në Francë nga temperaturat e larta, dhjetëra qytete në alarm

Shkon në 55 numri i viktimave në Francë nga temperaturat e larta, dhjetëra qytete në alarm

Rrokulliset një kamion në autostradë afër Malishevës, bllokohet komunikacioni

Rrokulliset një kamion në autostradë afër Malishevës, bllokohet komunikacioni

Përleshje mes familjarëve në Graçanicë, tre persona përfundojnë në polici

Përleshje mes familjarëve në Graçanicë, tre persona përfundojnë në polici

Thesari i SHBA-së heq përkohësisht disa sanksione ndaj Venezuelës për të lejuar ndihmën pas tërmeteve

Thesari i SHBA-së heq përkohësisht disa sanksione ndaj Venezuelës për të lejuar ndihmën pas tërmeteve

Bill Gates bën renditjen, ja katër profesionet që do t’i mbijetojnë Inteligjencës Artificiale

Bill Gates bën renditjen, ja katër profesionet që do t’i mbijetojnë Inteligjencës Artificiale

0:000:00