Si u eleminua Gjermania prej Kupës së Botës pas penalltive nga Praguai?

Si u eleminua Gjermania prej Kupës së Botës pas penalltive nga Praguai?

Paraguai ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Kupës së Botës, pasi mposhti Gjermaninë në gjuajtjet e penalltive në ndeshjen e vlefshme për 1/16 e finales. Pas 120 minutave lojë, sfida u mbyll në barazim 1:1, ndërsa skuadra paraguajane u tregua më e saktë nga pika e bardhë.


Gjermanët e nisën takimin me një qasje sulmuese. Trajneri Julian Nagelsmann zgjodhi një formacion me dy sulmues, duke aktivizuar Kai Havertzin në rolin e organizatorit të lojës, ndërsa Deniz Undav ishte lojtari më i avancuar në repartin ofensiv.

Që në fillim të ndeshjes, Gjermania mori kontrollin e lojës dhe ushtroi presion të vazhdueshëm ndaj kundërshtarit. Paraguai u përqendrua kryesisht në mbrojtje, duke qëndruar pranë zonës së vet për pjesën më të madhe të fraksionit të parë. Megjithatë, edhe pse gjermanët dominuan në posedim, nuk arritën të krijonin raste të pastra, pasi mbrojtja paraguajane reagoi me disiplinë, ndërhyrje të sakta dhe faulle taktike kur ishte e nevojshme.

Kur pritej që pjesa e parë të mbyllej pa gola, Paraguai goditi në minutën e 42-të. Mathias Galarza harkoi nga krahu i djathtë, ndërsa Julio Enciso përfitoi nga mungesa e mbulimit në zonë dhe me një goditje të saktë me kokë e dërgoi topin në rrjetë, duke kaluar ekipin e tij në epërsi 1:0.


Gjermania reagoi menjëherë pas pushimit. Në minutën e 54-t, Florian Wirtz provoi me një goditje drejt portës, ndërsa Kai Havertz devijoi topin me kokë pranë shtyllës së parë, duke realizuar golin e barazimit 1:1.

As koha e mbetur e rregullt dhe as vazhdimet nuk prodhuan fitues, me të dyja skuadrat që nuk arritën të ndryshonin rezultatin.

Fati i ndeshjes u vendos në penallti, ku Paraguai tregoi më shumë saktësi dhe triumfoi me rezultat 4:3, duke shkaktuar një nga befasitë më të mëdha të këtij edicioni të Kupës së Botës dhe duke eliminuar një prej pretendentëve kryesorë për titull.

Falë këtij suksesi, Paraguai avancon në fazën e 1/8 së finales, ku do të presë fituesin e përballjes mes Francës dhe Suedisë.

Të ngjashme
Zyrtarja e lartë e BE-së për Zgjerimin vizitë në Kosovë

Zyrtarja e lartë e BE-së për Zgjerimin vizitë në Kosovë

U kërkua me dronë e me qen të njësitit K9, kapet i dyshuari për vrasjen e imamit në Dragash

U kërkua me dronë e me qen të njësitit K9, kapet i dyshuari për vrasjen e imamit në Dragash

Rritet në gjashtë numri i viktimave nga të shtënat në qendrën për të rinj në Gjermani

Rritet në gjashtë numri i viktimave nga të shtënat në qendrën për të rinj në Gjermani

Sinjale të përziera për bisedimet me Iranin ndërsa i dërguari i Trump niset drejt Dohas – zhvillimet e fundit

Sinjale të përziera për bisedimet me Iranin ndërsa i dërguari i Trump niset drejt Dohas – zhvillimet e fundit

S’ka mjet shpërthyes, lirohet për qarkullim stacioni i autobusëve, në Prishtinë

S’ka mjet shpërthyes, lirohet për qarkullim stacioni i autobusëve, në Prishtinë

Eliminimi tronditës nga Kupa e Botës, tifozët gjerman tregojnë kë duan si pasues të Nagelsmann

Eliminimi tronditës nga Kupa e Botës, tifozët gjerman tregojnë kë duan si pasues të Nagelsmann

Identifikohet i dyshuari për vrasjen e imamit në Dragash

Identifikohet i dyshuari për vrasjen e imamit në Dragash

Arrestohet një i dyshuar për dhunim në Prishtinë, rasti nën hetime

Arrestohet një i dyshuar për dhunim në Prishtinë, rasti nën hetime

Vritet imami kosovar në Dragash

Vritet imami kosovar në Dragash

Policia jep detaje për vrasjen në Dragash, viktima një 47-vjeçar identifikohet i dyshuari, ndodhet në arrati

Policia jep detaje për vrasjen në Dragash, viktima një 47-vjeçar identifikohet i dyshuari, ndodhet në arrati

Kaq është çmimi i derivateve për sot në Kosovë

Kaq është çmimi i derivateve për sot në Kosovë

Alarm për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, evakuohen qytetarët

Alarm për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, evakuohen qytetarët

Theret për vdekje një person në Dragash, policia jep detaje

Theret për vdekje një person në Dragash, policia jep detaje

0:000:00