Theret për vdekje një person në Dragash, policia jep detaje

Mbrëmjen e 29 qershorit, rreth orës 23:15, në fshatin Zlipotok të Dragashit është raportuar një rrahje mes disa personave, e cila përfundoi me pasoja fatale.
Sipas policisë, një mashkull kosovar dyshohet se ka pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë gjatë përleshjes. Ai është transportuar për trajtim mjekësor në QKMF-në e Dragashit, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.
Ndërkohë, i dyshuari, po ashtu mashkull kosovar, është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet në arrati.
“Fsh. Zlipotok, Dragash 29.06.2026, 23:15. Është raportuar se ka ndodhur një rrahje në mes disa personave, si pasojë e kësaj viktima mashkull kosovar, dyshohet se ka marr lëndime nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKMF-Dragash, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa i dyshuari mashkull kosovar gjendet në arrati”, thuhet në raport./Periskopi











