Rritet në gjashtë numri i viktimave nga të shtënat në qendrën për të rinj në Gjermani

Rritet në gjashtë numri i viktimave nga të shtënat në qendrën për të rinj në Gjermani

Një ngjarje e rëndë dje ka tronditur Gjermaninë, ku gjashtë persona u vranë me armë zjarri në një qendër mirëqenieje për të rinj në qytetin Stade, pranë Hamburgut.

Sipas raportit të sotëm të policisë, viktimat janë katër gra dhe dy burra, të gjithë punonjës të institucionit – u qëlluan brenda ndërtesës. Pesë prej tyre humbën jetën në vendngjarje, ndërsa viktima e gjashtë ndërroi jetë në spital. Autoritetet kanë paralajmëruar se bilanci i viktimave mund të rritet.


Pas ngjarjes, policia arrestoi të dyshuarin kryesor dhe një grua që ndodhej me të, ndërsa në një fazë të hetimeve u raportua edhe për një person të tretë të ndaluar, raporton albinfo.ch, transmeton Periskopi

Sipas mediave gjermane, autori i dyshuar është një 45-vjeçar, shtetas gjerman me origjinë turke. Hetimet paraprake tregojnë se ai ishte i përfshirë në një mosmarrëveshje për kujdestarinë e vajzës së tij tre muajshe.

Autoritetet gjermane kanë theksuar se nuk ka indikacione që ngjarja të ketë motive politike apo terroriste. Sipas policisë, dyshohet se bëhet fjalë për një tragjedi të lidhur me konflikte familjare.

Gjatë operacionit policor, një makinë tip Mercedes, me të cilën dyshohet se po largoheshin personat e përfshirë, u ndal pasi policia hapi zjarr ndaj automjetit që nuk iu bind urdhrit për t’u ndalur.

Zona u rrethua menjëherë nga forcat e sigurisë, ndërsa ekspertët mjeko-ligjorë vijojnë ekzaminimin e vendit të ngjarjes. Policia ka bërë të ditur se nuk ekziston rrezik për qytetarët, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në vazhdim.


https://periskopi.com/sq/2026/6/pese-vrare-shtenat-arme-gjermani


Të ngjashme
GLPS: Kosova rrezikon humbje të pakthyeshme financiare nga vonesat në zbatimin e Planit të Rritjes

GLPS: Kosova rrezikon humbje të pakthyeshme financiare nga vonesat në zbatimin e Planit të Rritjes

“Festojmë me miqtë tanë kosovarë”, ambasada amerikane gati për festën e 250-vjetorit të pavarësisë

“Festojmë me miqtë tanë kosovarë”, ambasada amerikane gati për festën e 250-vjetorit të pavarësisë

“Mund t’i bëjmë realitet ëndrrat e tyre” – Joan Laporta reagon ndaj dëshirës së Julian Alvarezit për t’iu bashkuar Barcelonës

“Mund t’i bëjmë realitet ëndrrat e tyre” – Joan Laporta reagon ndaj dëshirës së Julian Alvarezit për t’iu bashkuar Barcelonës

Juristi i njohur britanik: Gjykata Speciale pasqyron objektiva të fshehta politike

Juristi i njohur britanik: Gjykata Speciale pasqyron objektiva të fshehta politike

Zyrtarja e lartë e BE-së për Zgjerimin vizitë në Kosovë

Zyrtarja e lartë e BE-së për Zgjerimin vizitë në Kosovë

U kërkua me dronë e me qen të njësitit K9, kapet i dyshuari për vrasjen e imamit në Dragash

U kërkua me dronë e me qen të njësitit K9, kapet i dyshuari për vrasjen e imamit në Dragash

Sinjale të përziera për bisedimet me Iranin ndërsa i dërguari i Trump niset drejt Dohas – zhvillimet e fundit

Sinjale të përziera për bisedimet me Iranin ndërsa i dërguari i Trump niset drejt Dohas – zhvillimet e fundit

S’ka mjet shpërthyes, lirohet për qarkullim stacioni i autobusëve, në Prishtinë

S’ka mjet shpërthyes, lirohet për qarkullim stacioni i autobusëve, në Prishtinë

Eliminimi tronditës nga Kupa e Botës, tifozët gjerman tregojnë kë duan si pasues të Nagelsmann

Eliminimi tronditës nga Kupa e Botës, tifozët gjerman tregojnë kë duan si pasues të Nagelsmann

Identifikohet i dyshuari për vrasjen e imamit në Dragash

Identifikohet i dyshuari për vrasjen e imamit në Dragash

Arrestohet një i dyshuar për dhunim në Prishtinë, rasti nën hetime

Arrestohet një i dyshuar për dhunim në Prishtinë, rasti nën hetime

Vritet imami kosovar në Dragash

Vritet imami kosovar në Dragash

0:000:00