Policia jep detaje për vrasjen në Dragash, viktima një 47-vjeçar identifikohet i dyshuari, ndodhet në arrati

Janë zbardhur detaje të reja lidhur me ngjarjen tragjike që ndodhi mbrëmë rreth orës 23:15 në fshatin Zlipotok të komunës së Dragashit, ku një person ka humbur jetën pas një përleshjeje mes disa personave.

Sipas zëdhënësit rajonal në Prizren, Shaqir Bytyqi, patrulla policore pas marrjes së informatës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka gjetur një person të shtrirë në tokë me lëndime të shkaktuara dyshohet nga një mjet i mprehtë.

Viktima, G.T., mashkull rreth 47 vjeç nga i njëjti fshat, është transportuar për ndihmë mjekësore në QKMF-në e Dragashit, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.

“I dyshuari është identifikuar si B.H., mashkull 40-vjeçar nga Zlipotoku. I njëjti ndodhet në arrati, ndërsa që nga mbrëmja e kaluar policia është duke ndërmarrë veprime intensive për lokalizimin dhe arrestimin e tij”, tha ai për Periskopi.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitet relevante policore nga Stacioni Policor në Dragash, Njësia Rajonale e Hetimeve në Prizren, si dhe është njoftuar prokurori i shtetit, nën koordinimin e të cilit po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit, i cili është cilësuar si “vrasje e rëndë”./Periskopi/

Të ngjashme
GLPS: Kosova rrezikon humbje të pakthyeshme financiare nga vonesat në zbatimin e Planit të Rritjes

“Festojmë me miqtë tanë kosovarë”, ambasada amerikane gati për festën e 250-vjetorit të pavarësisë

“Mund t’i bëjmë realitet ëndrrat e tyre” – Joan Laporta reagon ndaj dëshirës së Julian Alvarezit për t’iu bashkuar Barcelonës

Juristi i njohur britanik: Gjykata Speciale pasqyron objektiva të fshehta politike

Zyrtarja e lartë e BE-së për Zgjerimin vizitë në Kosovë

U kërkua me dronë e me qen të njësitit K9, kapet i dyshuari për vrasjen e imamit në Dragash

Rritet në gjashtë numri i viktimave nga të shtënat në qendrën për të rinj në Gjermani

Sinjale të përziera për bisedimet me Iranin ndërsa i dërguari i Trump niset drejt Dohas – zhvillimet e fundit

S’ka mjet shpërthyes, lirohet për qarkullim stacioni i autobusëve, në Prishtinë

Eliminimi tronditës nga Kupa e Botës, tifozët gjerman tregojnë kë duan si pasues të Nagelsmann

Identifikohet i dyshuari për vrasjen e imamit në Dragash

Arrestohet një i dyshuar për dhunim në Prishtinë, rasti nën hetime

Vritet imami kosovar në Dragash

Vritet imami kosovar në Dragash

0:000:00