LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri

LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe t’i ofrojë votat e 18 deputetëve të saj të zgjedhur në Kuvendin e Kosovës, në rast se Lëvizjen Vetëvendosje, si partia e parë fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit, i ofron postin e presidentit të vendit në një marrëveshje eventuale.

Kështu tha për Radion Evropa e Lirë, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Sipas tij, votat e LDK-së mund të unifikohen në rast se emri i presidentit del nga radhët e LDK-së dhe jo përtej kësaj partie.

“Në rast se ky emër është Lumiri [Abdixhiku, kryetar i partisë] ose emri im, atëherë mund të unifikohemi. Lumirit i bie të jetë i pari, sipas detyrës zyrtare, sepse është kryetar. Pas Lumirit, konsensus më të madh [brenda LDK-së] kam unë”, theksoi Haziri.

Në zgjedhjet e 7 qershorit, LDK-ja garoi me emrat e Vjosa Osmanit si kandidate për presidente dhe të Lumir Abdixhikut si kandidat për kryeministër.

Kjo parti siguroi 18 ulëse në Kuvendin e Kosovës, por sipas Hazirit, për emrin e Osmanit, LDK-ja nuk do të mund të sigurojë mbështetjen e të gjithë deputetëve të saj.

“Mund të jetë sikur herën e kaluar, pra, dy-tri vota, mund të ndahen, por në rastin e Lumirit ose rastin tim, mund të unifikohemi”, sqaroi Haziri.

Osmani më herët ka deklaruar se emri i saj “nuk ka qenë, as nuk është e as nuk do të bëhet pengesë në krijimin e institucioneve”.

Haziri theksoi se LDK-ja aktualisht “ka vetëm një adresë kryesore”, të cilës mund t’i drejtohet Lëvizjen Vetëvendosje, për ndonjë marrëveshje eventuale.

“Vetëm me Lumir Abdixhikun. Ai është kryetar. Ne nuk kemi mbledhur Kuvendin [e LDK-së]. Nëse mblidhet Kuvendi ose ka akt të dorëheqjes, atëherë kemi situatë të re. Deri atëherë është vetëm një adresë dhe nuk ka adresë të dytë”, tha Haziri për Radion Evropa e Lirë.

Kjo është përgjigja e tij ndaj deklaratave të Donika Gërvallës, ministre në detyrë e Drejtësisë në Qeverinë e Albin Kurtit, kryetarit të LVV-së.

Gërvalla në një intervistë për televizionin vendor KTV, duke komentuar zhvillimet brenda LDK-së, tha se brenda saj “janë disa rryma të ndryshme”.

Sipas saj, LVV-ja e ka problem të flasë me LDK-në, sepse “nuk e dimë me cilën rrymë je duke folur”, për ndonjë marrëveshje eventuale për konsolidimin e institucioneve të vendit, pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

“Unë po kërkoj që ai që potencialisht ulet për të negociuar me ne, të jetë edhe personi që e përfaqëson këtë parti. Ne nuk mund të ulemi me pesë veta të ndryshëm në LDK. Sepse nëse LDK-ja dëshiron të jetë faktor në zgjedhjen e presidentit, atëherë ata duhet të garantojnë edhe votat e grupit të vetë parlamentar”, theksoi Gërvalla.

Në anën tjetër, nënkryetari i LDK-së, Haziri shpjegoi se deri më tash në adresë të LDK-së “nuk ka ardhur nga LVV-ja ndonjë ftesë” për të biseduar për ndonjë marrëveshje eventuale.

Sipas tij, në rast se një ftesë e tillë arrin në adresë të partisë, atë do ta shqyrtojnë organet e LDK-së dhe vendimmarrja do të jetë e brendshme varësisht se cila do të jetë oferta e LVV-së.

Zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit u mbajtën pasi legjislatura paraprake dështoi të votonte një president të ri brenda afatit kushtetues, pasi Vjosa Osmanit i skadoi mandati pesëvjeçar në prill.

Të ngjashme
Zyrtare: Dirk Kuyt rikthehet te Fenerbahce, merr një rol të ri në skaudër

Zyrtare: Dirk Kuyt rikthehet te Fenerbahce, merr një rol të ri në skaudër

Disa prodhime të ujit mineral Kllokoti rezulton me përmbajtje të lartë të Borit, AUV: Niveli i rrezikut serioz

Disa prodhime të ujit mineral Kllokoti rezulton me përmbajtje të lartë të Borit, AUV: Niveli i rrezikut serioz

Vetaksident në Llozicë të Malishevës, një i lënduar

Vetaksident në Llozicë të Malishevës, një i lënduar

Rama: Në Tiranë kundërshtojnë zhvillimin, në Vlorë mbështesin ata që përfitojnë prej tij

Rama: Në Tiranë kundërshtojnë zhvillimin, në Vlorë mbështesin ata që përfitojnë prej tij

Pse Gjermania hoqi dorë nga planet për një porosi të madhe anijesh luftarake?

Pse Gjermania hoqi dorë nga planet për një porosi të madhe anijesh luftarake?

Blerim Latifi: LDK’ja po i afrohet fundit të ekzistencës së saj historike

Blerim Latifi: LDK’ja po i afrohet fundit të ekzistencës së saj historike

Tragjedia në Prizren – Gjykata ia cakton një muaj paraburgim një personi pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës

Tragjedia në Prizren – Gjykata ia cakton një muaj paraburgim një personi pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së

Arrestohet një person në Junik, i sekuestrohen arma me municion

Arrestohet një person në Junik, i sekuestrohen arma me municion

Mbledhja e sotme, këto vendime mori qeveria në detyrë

Mbledhja e sotme, këto vendime mori qeveria në detyrë

Kosovari që vdiq në Lezhë dyshohet se humbi kontrollin e veturës për shkak të përgjumjes

Kosovari që vdiq në Lezhë dyshohet se humbi kontrollin e veturës për shkak të përgjumjes

Kupa e Botës 2026-të: Sonte nis beteja vendimtare për fazën nokaut

Kupa e Botës 2026-të: Sonte nis beteja vendimtare për fazën nokaut

0:000:00