Blerim Latifi: LDK’ja po i afrohet fundit të ekzistencës së saj historike

Blerim Latifi: LDK’ja po i afrohet fundit të ekzistencës së saj historike

Profesori universitar, Berim Latifi ka komentuar sitatën e krijuar brenda Lidhjes Dedmokratike të Kosovës.

Pëmes një postimi në Facebook, Latifi vlerësoi se LDK-së po i afrohet fundi i ekzistencës së saj historike.

Sipas tij, kjo po ndodhë për shkak të paaftësisisë për ta mbushur boshllëkun e madh të lënë nga lideri i saj historik, Ibrahim Rugova.

"Partitë politike historike jetojnë për aq kohë sa arrijnë ta lidhin të kaluarën me të ardhmen. Ato vdesin kur kjo lidhje këputet. Kur kujtesa shndërrohet në një arkiv të nostalgjisë, por pushon së qeni burim frymëzimi e shprese, atëherë fillon procesi i tretjes historike", shkroi Latifi mes tjerash.


Postimi i plotë:

Dua të jem i qartë që në fillim: mendimi im i mëposhtëm nuk shpreh dëshirat e mia, por vetëm një vëzhgim krejt neutral. Ose thënë me gjuhën filozofike: një hipotezë.

Më duket se LDK-ja po i afrohet fundit të ekzistencës së saj historike.

Disfatat e njëpasnjëshme, paaftësia për ta mbushur boshllëkun e madh të lënë nga lideri i saj historik, si dhe shkëputja gjithnjë e më e thellë midis kujtesës dhe shpresës, kanë prodhuar një gjendje të zgjatur lodhjeje dhe shterrimi politik. Kujtesa vazhdon të ekzistojë, por nuk arrin më të gjenerojë energjinë e nevojshme për të projektuar një të ardhme që i bindë njerëzit

Partitë politike historike jetojnë për aq kohë sa arrijnë ta lidhin të kaluarën me të ardhmen. Ato vdesin kur kjo lidhje këputet. Kur kujtesa shndërrohet në një arkiv të nostalgjisë, por pushon së qeni burim frymëzimi e shprese, atëherë fillon procesi i tretjes historike.

Kam përshtypjen se pikërisht këtë proces po e përjeton sot LDK-ja. Mund të gaboj, sepse historia na mëson për raste të shumta rikthimesh të papritura dhe ringjalljesh që duken të pamundura. Por, për momentin, nuk më duket se po shohim thjesht një krizë të radhës, por simptomat e një fundi të ngadaltë historik.

Të ngjashme
Më 1 korrik zhvillohet procesi i intervistimit të kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit

Më 1 korrik zhvillohet procesi i intervistimit të kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit

Zyrtare: Dirk Kuyt rikthehet te Fenerbahce, merr një rol të ri në skaudër

Zyrtare: Dirk Kuyt rikthehet te Fenerbahce, merr një rol të ri në skaudër

Disa prodhime të ujit mineral Kllokoti rezulton me përmbajtje të lartë të Borit, AUV: Niveli i rrezikut serioz

Disa prodhime të ujit mineral Kllokoti rezulton me përmbajtje të lartë të Borit, AUV: Niveli i rrezikut serioz

Vetaksident në Llozicë të Malishevës, një i lënduar

Vetaksident në Llozicë të Malishevës, një i lënduar

Rama: Në Tiranë kundërshtojnë zhvillimin, në Vlorë mbështesin ata që përfitojnë prej tij

Rama: Në Tiranë kundërshtojnë zhvillimin, në Vlorë mbështesin ata që përfitojnë prej tij

Pse Gjermania hoqi dorë nga planet për një porosi të madhe anijesh luftarake?

Pse Gjermania hoqi dorë nga planet për një porosi të madhe anijesh luftarake?

Tragjedia në Prizren – Gjykata ia cakton një muaj paraburgim një personi pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës

Tragjedia në Prizren – Gjykata ia cakton një muaj paraburgim një personi pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së

Arrestohet një person në Junik, i sekuestrohen arma me municion

Arrestohet një person në Junik, i sekuestrohen arma me municion

Mbledhja e sotme, këto vendime mori qeveria në detyrë

Mbledhja e sotme, këto vendime mori qeveria në detyrë

Kosovari që vdiq në Lezhë dyshohet se humbi kontrollin e veturës për shkak të përgjumjes

Kosovari që vdiq në Lezhë dyshohet se humbi kontrollin e veturës për shkak të përgjumjes

Kupa e Botës 2026-të: Sonte nis beteja vendimtare për fazën nokaut

Kupa e Botës 2026-të: Sonte nis beteja vendimtare për fazën nokaut

0:000:00