Rexhepi flet në emër të komuniteteve për Presidentin: Duam të jemi konstruktivë, s’mbështesim kandidat kontrovers

Rexhepi flet në emër të komuniteteve për Presidentin: Duam të jemi konstruktivë, s’mbështesim kandidat kontrovers

Emilja Rexhepi, nga Partia e Re Demokratike (Nova Demokratska Stranka), ka deklaruar se përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë do të jenë konstruktivë në procesin e formimit të institucioneve dhe se prioritet mbetet konstituimi sa më i shpejtë i tyre.

Ajo tha se renditja e konstituimit të institucioneve ka qenë e njëjtë që nga viti 2009.

Sipas saj, pavarësisht se nga cila parti politike vjen kandidati për president ajo do ta mbështesë formimin e institucioneve.

‘’Që nga viti 2009, renditja e konstituimit të institucioneve ka qenë e njëjtë. Fillimisht votohet kryetari i Kuvendit, më pas nënkryetarët, në mënyrë që Kuvendi të jetë plotësisht i konstituuar. Pas kësaj krijohet Qeveria dhe në fund votohet Presidenti i shtetit. Ne si përfaqësues të komuniteteve joshumicë duam të jemi konstruktivë. Pa marrë parasysh se nga cila parti politike vjen kandidati për kryeministër, nëse krijohen kushtet për formimin e institucioneve, unë do ta jap votën time që Kosova të mos stagojë edhe pse qytetarët presin që Kosova të ketë sa më shpejt institucione funksionale.’’, ka thënë ajo në KlanKosova.


Rexhepi theksoi se sfida më e madhe mbetet zgjedhja e presidentit, pasi për nisjen e këtij procesi nevojitet prania e të paktën 80 deputetëve në sallë.

‘’Çështja më sfiduese mbetet zgjedhja e Presidentit, pasi për nisjen e procesit nevojiten të paktën 80 deputetë të pranishëm në sallë. Është detyrë e të gjithë neve që sa më shpejt ta konstituojmë Kuvendin, ta formojmë Qeverinë dhe më pas ta zgjedhim Presidentin’’.

E pyetur se kë do ta mbështesin si komunitet për president, ajo tha se kreu i ardhshëm i shtetit duhet të jetë figurë që bashkon qytetarët.

‘’Është e rëndësishme që president të jetë i të gjithë qytetarëve të Kosovës. Duhet të jetë një figurë që përfaqëson ndershmërinë, integritetin, kulturën dhe profesionalizmin, një person me të cilin të gjithë qytetarët mund të identifikohen. Dhe mendoj se në Kosovë ka persona të tillë. Nuk do ta mbështesim një kandidat kontrovers që cenon karakterin multietnik të Kosovës. Fillimisht duhet të përfundojë procesi i konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë, e më pas do të vijë në rend dite zgjedhja e Presidentit.’’




Të ngjashme
Mediumi spanjoll jep detaje nga rrëmbimi i gjashtëvjeçares që u gjet në Kosovë

Mediumi spanjoll jep detaje nga rrëmbimi i gjashtëvjeçares që u gjet në Kosovë

Princi William bëhet zyrtarisht miliarder, pasuria e tij tejkalon atë të Mbretit Charles

Princi William bëhet zyrtarisht miliarder, pasuria e tij tejkalon atë të Mbretit Charles

Haziri: Veç bashkëpunimi e normalizon vendin, BE, NATO e gazi amerikan janë procese strategjike

Haziri: Veç bashkëpunimi e normalizon vendin, BE, NATO e gazi amerikan janë procese strategjike

Xhaka e ‘dhezë’ merkaton, afër kalimit të gjiganti anglez

Xhaka e ‘dhezë’ merkaton, afër kalimit të gjiganti anglez

Refuzoi urdhrat e rrezikoi sigurinë në trafik, Policia në Gjilan ndalon një shofer motoçiklete, i evidentohen edhe 8 kundërvajtje

Refuzoi urdhrat e rrezikoi sigurinë në trafik, Policia në Gjilan ndalon një shofer motoçiklete, i evidentohen edhe 8 kundërvajtje

Çështja e gazit, Gashi: VV ishte kundërshtuesja kryesore e gazifikimit të thëngjillit, s’e kemi fuqinë t’i votojmë projektet amerikane

Çështja e gazit, Gashi: VV ishte kundërshtuesja kryesore e gazifikimit të thëngjillit, s’e kemi fuqinë t’i votojmë projektet amerikane

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Lamallari: Mund të shpallen persona të tjerë “Non Grata”

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Lamallari: Mund të shpallen persona të tjerë “Non Grata”

Pjetër Shala refuzon Belgjikën për ta vuajtur burgun

Pjetër Shala refuzon Belgjikën për ta vuajtur burgun

Rezultatet përfundimtare hapin rrugën për ankesat, KQZ tregon afatin

Rezultatet përfundimtare hapin rrugën për ankesat, KQZ tregon afatin

Lojtarët e Iranit e kanë lënë një letër të shkruar në zhveshtore, pas barazimit me Egjiptin

Lojtarët e Iranit e kanë lënë një letër të shkruar në zhveshtore, pas barazimit me Egjiptin

Hezbollahu e hedh poshtë marrëveshjen e sigurisë Izrael-Liban të ndërmjetësuar nga SHBA-ja

Hezbollahu e hedh poshtë marrëveshjen e sigurisë Izrael-Liban të ndërmjetësuar nga SHBA-ja

Foshnja 18-ditëshe nxirret e gjallë nga rrënojat në Venezuelë, shpëtohet edhe nëna e saj

Foshnja 18-ditëshe nxirret e gjallë nga rrënojat në Venezuelë, shpëtohet edhe nëna e saj

0:000:00