Xhaka e ‘dhezë’ merkaton, afër kalimit të gjiganti anglez

Granit Xhaka është pranë një transferimi sensacional te Chelsea.
Një “bombë” e merkatos ka shpërthyer gjatë Kupës së Botës.
Sipas informacioneve të “blue Sport”, Chelsea dëshiron ta transferojë menjëherë kapitenin e Zvicrës, Granit Xhakën.
Kombëtarja zvicerane është kualifikuar në fazën e 1/16-ës së finales së Kupës së Botës, ndërsa kapiteni Granit Xhaka mund të ndryshojë sërish klub pas sezonit të shkëlqyer që zhvilloi me Sunderlandin.
Sipas “blue Sport”, Chelsea ka vendosur të transferojë 33-vjeçarin.
Në stolin e londinezëve ndodhet tashmë Xabi Alonso, me të cilin Xhaka fitoi titullin kampion te Bayer Leverkuseni.
Raportohet se bisedimet mes lojtarit dhe Chelsea kanë avancuar ndjeshëm, ndërsa tani po zhvillohen negociatat edhe mes dy klubeve.
Megjithatë, pritet një negociatë e fortë, pasi Sunderland kërkon mes 35 dhe 40 milionë euro për kapitenin e Zvicrës.
Xhaka më parë ka luajtur tek Arsenali, i cili është edhe rival i Chelseat në Premierligë, teksa më parë ka djersitur fanellat e Borussia Monchengladbachut dhe Baselit. / Periskopi/











