E rëndë në Kurbin, e bija e vret nënën 85-vjeçare me thikë, u raportua si vdekje natyrale

Një ngjarje e rëndë kriminale është zbardhur nga Policia e Lezhës në fshatin Fushë Mamurras, Kurbin, ku një 85-vjeçare dyshohet se është vrarë nga vajza e saj.

Sipas hetimeve, shtetasja D. Sh., 85 vjeçe, ka humbur jetën më 30.04.2026 si pasojë e goditjeve me mjet prerës (thikë), ndërsa fillimisht rasti është raportuar si vdekje natyrale dhe nuk është njoftuar Policia, raporton EuronewsAlbania, transmeton Periskopi

Nga veprimet hetimore rezulton se autore e dyshuar e ngjarjes është vajza e viktimës, shtetasja Violeta Shpani, 57 vjeçe, e cila jetonte në të njëjtën banesë me të ndjerën dhe dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Në vijim të hetimeve, Policia e Lezhës ka ndaluar 57-vjeçaren, e dyshuar për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Si provë materiale është sekuestruar edhe mjeti prerës (thikë), së bashku me prova të tjera që lidhen me ngjarjen.

Gjithashtu, materialet procedurale janë referuar në gjendje të lirë edhe për shtetasen A. Ll., me detyrë mjeke, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, pasi dyshohet se ka plotësuar aktin e vdekjes duke e cilësuar si vdekje natyrale dhe pa njoftuar organet e rendit.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarje./Periskopi/

Të ngjashme
Haradinaj thirrje qytetarëve: Nesër vendoset për siguri, energji e zhvillim

A po ndikon EuroKos Petrol drejtpërdrejt në uljen e çmimeve të derivateve në Kosovë?

Policia e Prokuroria: Ka përpjekje nga jashtë për ndërhyrje në zgjedhje, kemi arrestuar disa në Graçanicë, po mbledhim informacione

Visar Azemi paralajmëron padi ndaj Glauk Konjufcës: Shihemi në gjykatë

Policia dhe Prokuroria u bëjnë thirrje qytetarëve të raportojnë çdo parregullsi zgjedhore

Daut Haradinaj publikon dokumentin: Ja e vërteta për regjistrimin e qytetarëve nga strukturat ilegale serbe

Mbi 16 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 7 qershorit

Votimi në përfaqësi diplomatike: Rreth 11 mijë qytetarë votuan deri në orën 13:00

Një grua humb jetën pasi bie nga një ndërtesë në Fushë Kosovë

Sekuestrohen atlete me logo të brendeve të njohura në pesë lokacione të Prishtinës, vlera rreth 200 mijë euro

Kalim i paligjshëm nga Maqedonia e Veriut, policia ndalon dy të dyshuar

Liqeni i Shkodrës shpallet pasuri e UNESCO-s

0:000:00