Sekuestrohen atlete me logo të brendeve të njohura në pesë lokacione të Prishtinës, vlera rreth 200 mijë euro

Dogana e Kosovës ka zhvilluar një operacion të koordinuar në pesë lokacione në rajonin e Prishtinës, ku janë sekuestruar produkte të dyshuara si të falsifikuara, kryesisht patika që mbanin shenja tregtare të markave të njohura ndërkombëtare.

Në kuadër të angazhimeve për luftimin e tregtimit të mallrave të falsifikuara dhe mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale, Dogana e Kosovës ka ndërmarrë aksionin e gjerë në bashkëpunim me institucionet kompetente.

“Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme e patikave të dyshuara si produkte të falsifikuara, të cilat mbanin shenja tregtare të markave të njohura ndërkombëtare. Vlera e përafërt e mallrave të sekuestruara vlerësohet të jetë rreth 200,000 euro.”

Sipas njoftimit, të gjitha produktet e dyshuara janë konfiskuar dhe janë vendosur nën mbikëqyrjen e autoriteteve kompetente për procedurat e mëtejshme ligjore.

Veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë kompetente, ndërsa rasti është duke u hetuar për të sqaruar të gjitha rrethanat dhe për të identifikuar personat përgjegjës.

Të ngjashme
Liqeni i Shkodrës shpallet pasuri e UNESCO-s

Merz: Serbia duhet të zgjedhë midis Evropës, Rusisë dhe Kinës

Kupa e Botës 2026 në rrezik: Gati çdo ndeshje mund të ndërpritet

E konfirmuar, Kosova me tre mungesa ndaj Andorrës

KQZ del me njoftim, 3 dokumentet që lejojnë të votoni nesër

Rrahman Rama bën homazhe në Ditën e Dëshmorëve të Mitrovicës: Ishte nderi më i madh i jetës sime të isha krah tyre

Rama bën bilancin e 6 viteve të Qeverisë Kurti: Vada e Lupçit dhe prerja e shiritave të projekteve të Prishtinës

Parandalohet futja e kontrabandës në Dubravë, zbulohet drogë e dyshuar në automjet

“Po kur thonë 5 kushte…” - Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do i bëj katër të tjerat?

Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak punimet

Xhaka: Duam të arrijmë diçka të jashtëzakonshme

Ardian Gjini thirrje qytetarëve: Nesër dilni sa më shumë për të votuar, votoni për siguri, energji e zhvillim

0:000:00