Një grua humb jetën pasi bie nga një ndërtesë në Fushë Kosovë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në rrugën “Abedin Sogojeva” në Fushë Kosovë, ku një grua ka rënë nga një ndërtesë.
Siç ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, viktima, ka pësuar lëndime të rënda dhe nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.
Vdekja e saj është konstatuar nga ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes.
“Policia në koordinim me prokurorinë kanë nisë një hetim lidhur me këtë rast”, thotë Ahmeti.











