Kush është PRO dhe KUNDËR Abdixhikut? Sot, mbledhja që do sqaroj shumëçka brenda LDK'së

Kush është PRO dhe KUNDËR Abdixhikut? Sot, mbledhja që do sqaroj shumëçka brenda LDK'së

Lidhja Demokratike e Kosovës pritet të mbajë sot një mbledhje të përbashkët të Kryesisë së partisë me kryetarët e degëve, në një kohë kur ky subjekt politik po përballet me tensione dhe pakënaqësi të thella pas rezultatit në zgjedhjet e fundit.

Enis Rrustemi, Periskopi

Sipas burimeve të Periskopit, në këtë takim pritet të diskutohet gjendja aktuale brenda partisë, procesi i riorganizimit si dhe hapat e mëtejmë politikë.

Mbledhja zhvillohet, pasi ditëve të fundit disa zyrtarë dhe figura të LDK-së kanë dalë publikisht duke kërkuar përgjegjësi politike nga udhëheqja, madje edhe dorëheqjen e kryetarit, Lumir Abdixhiku.

Kush është pro dhe kush kundër Abdixhikut?

Në Komunën e Prishtinës, LDK ka gjithsej pesë [5] degë.

Sipas burimeve të Periskopit, Dega 1, 2 dhe 5 janë KUNDËR që Abdixhiku të jetë kryetar i partisë edhe më tutje. Teksa, Dega 3 dhe 4 janë në përkrahje të tij.

Përvec degëve në Prishtinë, KUNDËR Abdixhikut janë edhe: Peja, Lipjani, Mitrovica, Klina, Prizreni, Rahoveci, Gjakova, Deçani.

Tashmë përgjegjësi për rezultatin zgjedhor [nga Abdixhiku] kanë kërkuar edhe figura të larta të partisë, si: Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Arben Gashi, Imri Ahmeti, Gazmend Muhaxheri, Driton Selmanaj, Rrezarta Krasniqi, Florian Dushi.

"LDK nuk është pronë e askujt...", ka shkruar ndër të tjera Avdullah Hoti, duke shprehur kësisoj paknaqësinë e rezultatit zgjedhor.

"Zgjedhjet e brendshme janë zgjidhja, të sillemi me dinjitet, sepse pozitat nuk janë të përhershme", ka shkruar Hykmete Bajrami.

Në krah të Abdixhikut janë figura si: Besian Mustafa, Xhafer Tahiri, Visar Azemi, Alban Zogaj, Berat Rukqi, Paris Guri e të tjerë...

Një fakt që vlen të theksohet është se Kryetari aktual i LDK’së, Lumir Abdixhiku, rezulton të ketë regjistruar raportin më të ulët të votave personale në krahasim me totalin e votave të subjektit që drejton, në historikun e zgjedhjeve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në krahasim me ciklet e kaluara zgjedhore, ku liderët e LDK-së zakonisht kanë mbajtur një peshë më të fortë personale brenda votës së përgjithshme të partisë, rezultati i Abdixhikut shënon një devijim të dukshëm nga kjo traditë.

Me këtë përqindje, ai renditet në fund të spektrit të performancës personale ndaj partisë, duke reflektuar një ndarje më të theksuar mes votës për subjektin dhe votës për liderin.

Përmes një grafike, në bazë të përqindjes së votave të bartësve të listës ndaj votuesve të LDK'së: këto janë rezultatet e liderëve të kësaj partie gjatë viteve.

Në vitin 2010, kur në krye ishte Isa Mustafa, nga votat e partisë, kryetari/bartësi i kësaj liste kishte marrë 75,46% të votave.

Në vitin 2014, kur LDK garonte sërish me Isa Mustafën, i njëjti kishte 65,58% të votave të partisë.

Në vitin 2017, Avdullah Hoti, kishte marrë 62,24% të votave të partisë.

Me Vjosa Osmanin, në vitin 2019, 85.23% e votave të partisë i kishte ajo.

Në vitin 2021, Avdullah Hoti, sërish, kishte 62,75% të votave të LDK’së.

Ndërsa, në zgjedhjet e fundit, ku Lumir Abdixhiku, kryetar i partisë, dhe kandidat për kryeministër, mori përqindjen më të vogël të votave brenda partisë, vetëm 61,9%.

Por, ky nuk është dështimi i vetëm i Abdixhikut.

Krahasimi me liderët e tjerë politikë

Kur vështrohet në kontekst më të gjerë të skenës politike, diferenca bëhet edhe më e dukshme.

Sipas të dhënave të krahasuara, liderë të partive të tjera kryesore kanë arritur të ruajnë një lidhje më të fortë mes votës personale dhe asaj të partisë:

* Albin Kurti i VV-së: 84.7%

* Ardian Gjini i AAK-së: 81.8%

* Bedri Hamza i PDK-së: 80.40%

* Lumir Abdixhiku (LDK): 61.88%

Kjo renditje e vendos kreun e LDK-së dukshëm poshtë rivalëve të tij politikë, duke theksuar hendekun mes mbështetjes së përgjithshme për subjektin dhe kapitalit të tij personal elektoral.

Në analizën e këtyre të dhënave, Abdixhiku shfaqet me një raport të pazakontë të ulët të personalizimit të votës brenda partisë së tij — një tregues që, në kontekst krahasues, e pozicionon atë në fund të listës së liderëve.

Për fund, nga ndodhitë e fundit brenda kësaj partie, ku paknaqësia ka arritur kulmin, me figura të larta që kanë dalur publikisht për reformimin e LDK’së – a është legjitime kërkesa për dorëheqje e kryetarit aktual, që pati rezultate tejet të dobëta që nga marrja e timonit të partisë? /Periskopi/Enis Rrustemi/

Kryesa e LDK'së sot në takim me kryetarët e degëve, në fokus kërkesat për dorëheqjen e Abdixhikut pas rezultatit zgjedhor

Të ngjashme
Sorensen: Marrëveshja e Ohrit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur të zbatohet në disa pjesë – është ndërkombëtare, s’ka pikëpyetje

Sorensen: Marrëveshja e Ohrit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur të zbatohet në disa pjesë – është ndërkombëtare, s’ka pikëpyetje

Faza e parë me eliminim në Kupën e Botës – ja cilat sfida mund t’i ndiqni në RTK

Faza e parë me eliminim në Kupën e Botës – ja cilat sfida mund t’i ndiqni në RTK

Prokurori Afrim Shefkiu deklaron se është ndjerë i kanosur nga Milaim Zeka, pasi ai kishte thënë se do ta ndiqte me Kanun

Prokurori Afrim Shefkiu deklaron se është ndjerë i kanosur nga Milaim Zeka, pasi ai kishte thënë se do ta ndiqte me Kanun

Pesë të vrarë nga të shtënat me armë në Gjermani

Pesë të vrarë nga të shtënat me armë në Gjermani

Daut Haradinaj viziton Bekim Metaj, vlerëson guximin e ish-ushtarit të UÇK-së

Daut Haradinaj viziton Bekim Metaj, vlerëson guximin e ish-ushtarit të UÇK-së

Komisionerët evropianë do të vizitojnë Turqinë përpara samitit të NATO-s

Komisionerët evropianë do të vizitojnë Turqinë përpara samitit të NATO-s

Të shtëna në Pogradec, plagoset një person i njohur për policinë

Të shtëna në Pogradec, plagoset një person i njohur për policinë

“Fëmijë”, Roberto Martinez i del sërish në mbrojtje Cristiano Ronaldos pas kritikave të shumta

“Fëmijë”, Roberto Martinez i del sërish në mbrojtje Cristiano Ronaldos pas kritikave të shumta

Përfundon afati – Dorëzohen 5 ankesa ndaj rezultateve të shpallura nga KQZ

Përfundon afati – Dorëzohen 5 ankesa ndaj rezultateve të shpallura nga KQZ

Protestohet edhe në Kroaci për ish-krerët e UÇK-së

Protestohet edhe në Kroaci për ish-krerët e UÇK-së

Peci përplaset me mediat lokale në Mitrovicë: S’po më rrihet pa më sha ndonjë medium

0:000:00