Serwer me mesazh për politikanët: Filloni punën, formojeni Qeverinë

Serwer me mesazh për politikanët: Filloni punën, formojeni Qeverinë

Profesori amerikan Daniel Serwer ka folur për çështjet politike në Kosovë si dhe bllokadën institucionale.

Serwer deklaroi se Kosova ka pasur një vit jo të mirë, duke iu referuar moszgjedhjes së presidentit.

Ai, ka thënë se beson që kësaj here do të formohen institucionet, duke shtuar se kompromiset do të jenë të nevojshme.

Serwer tha se vet fakti që Kosova është sistem parlamentar dhe presidenti zgjedhet nga Parlamenti sipas tij përbën vështirësi në formim të institucioneve dhe se për këtë duhet bërë kompromise.

“E dini, sistemet parlamentare kanë momente të tilla dhe ju keni pasur shumë prej tyre gjatë vitit të fundit. Kjo ka qenë për të ardhur keq. Sinqerisht, mendoj se nuk ka qenë një vit i mirë për Kosovën. Është e vështirë të përcillet një imazh i stabilitetit të institucioneve dhe i qëndrueshmërisë së tyre kur nuk arrini të formoni një qeveri, kur nuk mund të zgjidhni presidentin. Prandaj, shpresoj shumë që këtë herë do të keni sukses. Kompromiset do të jenë të nevojshme. Njerëzit do të duhet të qeverisin së bashku, ndoshta pak më shumë se në të kaluarën, por kjo është e realizueshme dhe shpresoj që të bëhet”, tha Serwer për Ekonomia Online, transmeton Periskopi.

Ai tha se probleme të tilla ka edhe në vende tjera të cilat udhëheqin me sistem institucional.

“Problemi kryesor është i natyrshëm në vetë sistemin institucional. Siç e dini, është një sistem parlamentar, ku presidenti nuk zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët, por nga parlamenti, ndërsa qeveria duhet të miratohet nga parlamenti. Për këtë ju keni shumë më tepër përvojë se unë, edhe vende të tjera me sisteme parlamentare kanë probleme të mëdha. Kjo nuk është diçka e pazakontë në sistemet parlamentare, por nuk ka qenë e mirë për Kosovën dhe tre palë zgjedhje kanë sjellë këtë situatë”, tha Serwer.

Ai tha se duhet të punohet që të formohet Qeveria dhe se tjerat detaje do t’i diskutojë prapë.

“Mendoj se sapo e thashë: filloni punën, formoni qeverinë. Çdo detaj tjetër besoj se do ta diskutoj si privatisht, ashtu edhe publikisht”, tha ai.

Sa i përket gazit amerikan, Serwer tha se nuk është shumë i informuar për këtë çështje, dhe nuk nuk mund të japë vlerësime për këtë.

“Nuk do të komentoj më tej për këtë çështje, sepse nuk e kuptoj në hollësi. Një nga problemet me gazin amerikan është se është shumë i shtrenjtë dhe duhet të respektoj ata që thonë se kostoja është tepër e lartë. Nuk e kam studiuar këtë projekt në detaje, prandaj nuk mund të jap një vlerësim nëse është i mirë apo jo. Natyrisht, çdo gjë që është e dobishme, do të doja që Kosova ta përdorte gazin amerikan. Mendoj se gazi është shumë më i mirë se linjiti. Më vjen keq ta them këtë, por nga këndvështrimi im është më i mirë për njerëzit dhe për mjedisin. Megjithatë, kjo është çështje kostoje dhe politike, ndërsa aspekti i kostos është diçka që nuk e kuptoj mjaftueshëm”, tha ai.

Në fund ai tha se përkundër qeverive të ndryshme që ka pasur Kosova, në thelb miqësia me ShBA-në mbetet e njëjtë.

“Siç thashë, Kosova ka pasur qeveri të ndryshme gjatë viteve, por në thelb miqësia ndaj Shteteve të Bashkuara nuk ka ndryshuar”, tha Serwer./Periskopi

Të ngjashme
Fantastike: Jon Kuka e mposht serbin Markovic në “repesazh” me Ippon

Fantastike: Jon Kuka e mposht serbin Markovic në “repesazh” me Ippon

Trump: Irani ka kërkuar takim, do të mbahet nesër në Doha

Trump: Irani ka kërkuar takim, do të mbahet nesër në Doha

Gjini takon kryetarin e Odës Amerikane: Kyçja në rrjetin e gazit amerikan, hap strategjik për të ardhmen energjetike dhe ekonomike të Kosovës

Gjini takon kryetarin e Odës Amerikane: Kyçja në rrjetin e gazit amerikan, hap strategjik për të ardhmen energjetike dhe ekonomike të Kosovës

Sorensen: Marrëveshja e Ohrit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur të zbatohet në disa pjesë – është ndërkombëtare, s’ka pikëpyetje

Sorensen: Marrëveshja e Ohrit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur të zbatohet në disa pjesë – është ndërkombëtare, s’ka pikëpyetje

Faza e parë me eliminim në Kupën e Botës – ja cilat sfida mund t’i ndiqni në RTK

Faza e parë me eliminim në Kupën e Botës – ja cilat sfida mund t’i ndiqni në RTK

Prokurori Afrim Shefkiu deklaron se është ndjerë i kanosur nga Milaim Zeka, pasi ai kishte thënë se do ta ndiqte me Kanun

Prokurori Afrim Shefkiu deklaron se është ndjerë i kanosur nga Milaim Zeka, pasi ai kishte thënë se do ta ndiqte me Kanun

Pesë të vrarë nga të shtënat me armë në Gjermani

Pesë të vrarë nga të shtënat me armë në Gjermani

Kush është PRO dhe KUNDËR Abdixhikut? Sot, mbledhja që do sqaroj shumëçka brenda LDK'së

Kush është PRO dhe KUNDËR Abdixhikut? Sot, mbledhja që do sqaroj shumëçka brenda LDK'së

Daut Haradinaj viziton Bekim Metaj, vlerëson guximin e ish-ushtarit të UÇK-së

Daut Haradinaj viziton Bekim Metaj, vlerëson guximin e ish-ushtarit të UÇK-së

Komisionerët evropianë do të vizitojnë Turqinë përpara samitit të NATO-s

Komisionerët evropianë do të vizitojnë Turqinë përpara samitit të NATO-s

Të shtëna në Pogradec, plagoset një person i njohur për policinë

Të shtëna në Pogradec, plagoset një person i njohur për policinë

“Fëmijë”, Roberto Martinez i del sërish në mbrojtje Cristiano Ronaldos pas kritikave të shumta

“Fëmijë”, Roberto Martinez i del sërish në mbrojtje Cristiano Ronaldos pas kritikave të shumta

0:000:00