Komisionerët evropianë do të vizitojnë Turqinë përpara samitit të NATO-s

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas së bashku me Komisioneren Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos dhe Komisionerin Evropian për Çështjet e Brendshme dhe Migracionin, Magnus Brunner do të vizitojnë Turqinë më datat 29-30 qershor.
Vizita vjen përpara Samitit të NATO-s në Ankara, që do të zhvillohet më 7-8 korrik, raporton AA, transmeton Periskopi.
"Vizita do të jetë mundësi për të rishikuar marrëdhëniet BE-Turqi, për të diskutuar mbi sfidat e përbashkëta në një mjedis gjeopolitik gjithnjë e më të paqëndrueshëm dhe për të eksploruar rrugë shtesë për bashkëpunim, me Turqinë që është vend kandidat dhe aleat i NATO-s", tha blloku në një deklaratë.
Kjo do të jetë vizita e dytë zyrtare e Kallasit në Turqi. /Periskopi











