Sorensen: Marrëveshja e Ohrit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur të zbatohet në disa pjesë – është ndërkombëtare, s’ka pikëpyetje

Sorensen: Marrëveshja e Ohrit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur të zbatohet në disa pjesë – është ndërkombëtare, s’ka pikëpyetje

Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen tha gjatë një diskutimi në Forumin e Dubrovnikut të shtunën se Marrëveshja e Ohrit është zotim ndërkombëtar dhe “nuk bëhet fjalë për një tekst traktati”.

Ai tha se për këtë është konsultuar edhe me juristë në Bruksel e New York.

Sorensen tha se “ka disa kërkesa dhe përcaktime të qarta që duhet të plotësohen” , ndërsa shtoi se BE-ja pret që ajo të respektohet.

Zbatimi i saj, tha Sorensen, “ka nisur të zbatohet në disa pjesë.


“Tani, fakti që ajo mund të mos jetë saktësisht ashtu siç e kanë paraqitur disa politikanë, dëshmohet edhe nga fakti se zbatimi ka nisur në disa pjesë, veçanërisht sa i përket çështjes së personave të zhdukur. Por ka edhe çështje të tjera që kanë mbetur të pazbatuara”, tha ai.

Ndërmjetësuesi europian ka përmendur edhe jurisprudencën e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila tha se “është shumë e qartë” për vlefshmërinë e kësaj marrëveshjeje.

“Nuk ju nevojitet një nënshkrim që një marrëveshje ndërkombëtare, e arritur mes palëve, të jetë e vlefshme. E vetmja situatë ku kjo mund të ngrejë pikëpyetje është nëse në dhomë janë vetëm dy palë. Por dialogu kishte tre palë në dhomë. Ne ishim aty kur marrëveshja u arrit. Ne e mirëpritëm atë në momentin kur u arrit. Dhe ajo që ka ndodhur më pas – ju thatë se ia bëtë këtë pyetje Miroslavit (Lajçak) – është se ne, në përfundimet e përsëritura të Këshillit, i jemi referuar vazhdimisht kësaj marrëveshjeje. Natyrisht, kur mora detyrën, kjo ishte gjëja e parë që verifikova: cili është statusi i marrëveshjes që ishte arritur”, tha ai./Periskopi

Të ngjashme
Fantastike: Jon Kuka e mposht serbin Markovic në “repesazh” me Ippon

Fantastike: Jon Kuka e mposht serbin Markovic në “repesazh” me Ippon

Trump: Irani ka kërkuar takim, do të mbahet nesër në Doha

Trump: Irani ka kërkuar takim, do të mbahet nesër në Doha

Gjini takon kryetarin e Odës Amerikane: Kyçja në rrjetin e gazit amerikan, hap strategjik për të ardhmen energjetike dhe ekonomike të Kosovës

Gjini takon kryetarin e Odës Amerikane: Kyçja në rrjetin e gazit amerikan, hap strategjik për të ardhmen energjetike dhe ekonomike të Kosovës

Serwer me mesazh për politikanët: Filloni punën, formojeni Qeverinë

Serwer me mesazh për politikanët: Filloni punën, formojeni Qeverinë

Faza e parë me eliminim në Kupën e Botës – ja cilat sfida mund t’i ndiqni në RTK

Faza e parë me eliminim në Kupën e Botës – ja cilat sfida mund t’i ndiqni në RTK

Prokurori Afrim Shefkiu deklaron se është ndjerë i kanosur nga Milaim Zeka, pasi ai kishte thënë se do ta ndiqte me Kanun

Prokurori Afrim Shefkiu deklaron se është ndjerë i kanosur nga Milaim Zeka, pasi ai kishte thënë se do ta ndiqte me Kanun

Pesë të vrarë nga të shtënat me armë në Gjermani

Pesë të vrarë nga të shtënat me armë në Gjermani

Kush është PRO dhe KUNDËR Abdixhikut? Sot, mbledhja që do sqaroj shumëçka brenda LDK'së

Kush është PRO dhe KUNDËR Abdixhikut? Sot, mbledhja që do sqaroj shumëçka brenda LDK'së

Daut Haradinaj viziton Bekim Metaj, vlerëson guximin e ish-ushtarit të UÇK-së

Daut Haradinaj viziton Bekim Metaj, vlerëson guximin e ish-ushtarit të UÇK-së

Komisionerët evropianë do të vizitojnë Turqinë përpara samitit të NATO-s

Komisionerët evropianë do të vizitojnë Turqinë përpara samitit të NATO-s

Të shtëna në Pogradec, plagoset një person i njohur për policinë

Të shtëna në Pogradec, plagoset një person i njohur për policinë

“Fëmijë”, Roberto Martinez i del sërish në mbrojtje Cristiano Ronaldos pas kritikave të shumta

“Fëmijë”, Roberto Martinez i del sërish në mbrojtje Cristiano Ronaldos pas kritikave të shumta

0:000:00