Mimoza Kusari promovon projektin për “AI Factory” 1.2 Gigavatësh në Kosovë, ekspertët: Përralla me tupan, mungon energjia dhe infrastruktura bazike

Mimoza Kusari promovon projektin për “AI Factory” 1.2 Gigavatësh në Kosovë, ekspertët: Përralla me tupan, mungon energjia dhe infrastruktura bazike

Plani i prezantuar nga ministrja e Ekonomisë, Mimoza Kusari, për ndërtimin e një "AI Factory" në Kosovë me kapacitet prej 1.2 gigavatësh (GW) ka nxitur reagime dyshuese nga profesionistë të industrisë së datacentrave dhe teknologjisë.

Në një postim në Facebook, Kusari bëri të ditur se ka takuar përfaqësues të kompanisë amerikane Dardania Capital, partnerëve të tyre nga NVIDIA dhe Hercules Capital, me të cilët ka diskutuar projektin strategjik për ndërtimin e një qendre moderne të të dhënave të dedikuar për inteligjencën artificiale.

Sipas saj, projekti parashikon një kapacitet prej 1.2 GW, duke e bërë Kosovën vendin e parë në rajon dhe në Evropën Qendrore me një infrastrukturë të këtij lloji.


Ministrja theksoi se investimi do të ishte në përputhje me strategjinë për digjitalizim dhe inovacion, do të ndërlidhej me universitetet dhe institucionet kërkimore dhe do të krijonte vende të reja pune, duke e bërë Kosovën më atraktive për investime strategjike.

Por, kjo është kundërshtuar nga Bleron Baraliu, aktivist dhe biznismen nga ShBA. Baraliu e cilëson projektin si të pabesueshëm.

"As nuk mundet Kosova me mbështetë (me rrymë) një projekt të tillë, as nuk ka praktikë ekonomike një data center gjigant të këtillë në Kosovë. Me pas thanë 20 MW, ndoshta kisha besu, pra 1/50 e kësaj që po e reklamon", shkroi ai.

Baraliu publikoi edhe një analizë ku argumentohet se një datacenter me kapacitet 1.2 GW do të kërkonte pothuajse sa i gjithë konsumi maksimal i energjisë elektrike të Kosovës gjatë dimrit.

Sipas tij, një projekt i tillë do të kërkonte praktikisht dyfishimin e kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike të vendit.

Edhe sipërmarrësi i teknologjisë informative Hekuran Doli, kompania e të cilit operon në industrinë e datacentrave që nga viti 2006, shpreh dyshime se ky projekt mund të realizohet në këto rrethana.

Doli thotë se, ndonëse kompania e tij menaxhon infrastrukturë që u shërben rreth 3 milionë përdoruesve unikë në ditë, nuk mban serverë në Kosovë pikërisht për shkak të mungesës së infrastrukturës bazike.

"Kosovës i mungon infrastruktura bazike. As për AI e as për procesim të uebfaqeve të thjeshta nuk i kemi serverët në Kosovë", shkroi Doli.

Ai shtoi se gjatë rreth dy dekadave kanë analizuar vazhdimisht mundësinë e investimeve në datacentre në Kosovë, duke përfshirë bisedime me investitorë ndërkombëtarë, por sipas tij, studimet e fizibilitetit nuk kanë rezultuar asnjëherë pozitive.

Sipas Dolit, avantazhi kryesor që kërkon kjo industri është energjia elektrike e lirë dhe e bollshme.

"Biznesi i datacentrave nuk është asgjë më shumë sesa biznes i shitjes së energjisë, por në një mënyrë më të sofistikuar", shkroi ai.

Ndonëse Qeveria e paraqet projektin si një mundësi të madhe për zhvillimin e ekonomisë digjitale dhe inteligjencës artificiale, kapaciteti i përmendur prej 1.2 Gigavatësh nuk ka lidhje me realitetin aktual energjetik të Kosovës.

Projekti dyshohet se do të jetësohet, marr parasysh që Kosova ka shumë dekada që nuk ka gjeneruar asnjë kapacitet te ri për prodhimin e energjisë elektrike. Madje, Kosova mbetet importues i madh i energjisë elektrike.


Të ngjashme
Arrestohet edhe babai i të dyshuarit për vrasjen e imamit në Dragash

Arrestohet edhe babai i të dyshuarit për vrasjen e imamit në Dragash

Legjenda gjermane Manuel Neuer i jep fund karrierës tek kombëtarja gjermane

Legjenda gjermane Manuel Neuer i jep fund karrierës tek kombëtarja gjermane

GLPS: Kosova rrezikon humbje të pakthyeshme financiare nga vonesat në zbatimin e Planit të Rritjes

GLPS: Kosova rrezikon humbje të pakthyeshme financiare nga vonesat në zbatimin e Planit të Rritjes

“Festojmë me miqtë tanë kosovarë”, ambasada amerikane gati për festën e 250-vjetorit të pavarësisë

“Festojmë me miqtë tanë kosovarë”, ambasada amerikane gati për festën e 250-vjetorit të pavarësisë

“Mund t’i bëjmë realitet ëndrrat e tyre” – Joan Laporta reagon ndaj dëshirës së Julian Alvarezit për t’iu bashkuar Barcelonës

“Mund t’i bëjmë realitet ëndrrat e tyre” – Joan Laporta reagon ndaj dëshirës së Julian Alvarezit për t’iu bashkuar Barcelonës

Juristi i njohur britanik: Gjykata Speciale pasqyron objektiva të fshehta politike

Juristi i njohur britanik: Gjykata Speciale pasqyron objektiva të fshehta politike

Zyrtarja e lartë e BE-së për Zgjerimin vizitë në Kosovë

Zyrtarja e lartë e BE-së për Zgjerimin vizitë në Kosovë

U kërkua me dronë e me qen të njësitit K9, kapet i dyshuari për vrasjen e imamit në Dragash

U kërkua me dronë e me qen të njësitit K9, kapet i dyshuari për vrasjen e imamit në Dragash

Rritet në gjashtë numri i viktimave nga të shtënat në qendrën për të rinj në Gjermani

Rritet në gjashtë numri i viktimave nga të shtënat në qendrën për të rinj në Gjermani

Sinjale të përziera për bisedimet me Iranin ndërsa i dërguari i Trump niset drejt Dohas – zhvillimet e fundit

Sinjale të përziera për bisedimet me Iranin ndërsa i dërguari i Trump niset drejt Dohas – zhvillimet e fundit

S’ka mjet shpërthyes, lirohet për qarkullim stacioni i autobusëve, në Prishtinë

S’ka mjet shpërthyes, lirohet për qarkullim stacioni i autobusëve, në Prishtinë

Eliminimi tronditës nga Kupa e Botës, tifozët gjerman tregojnë kë duan si pasues të Nagelsmann

Eliminimi tronditës nga Kupa e Botës, tifozët gjerman tregojnë kë duan si pasues të Nagelsmann

0:000:00