Fitim Havolli falënderon qytetarët për mbështetjen: Do të jem 100% zëri juaj në Kuvend

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Fitim Havolli, ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë për mbështetjen e qytetarëve gjatë gjithë fushatës zgjedhore.
Havolli përmes një postimi në rrjetin social Facbook falënderoi secilin që e ka pritur dhe mbështetur në çdo cep të Kosovës, duke theksuar se gjatë takimeve me qytetarët ka gjetur njerëz të përkushtuar dhe të vendosur për një të ardhme më të mirë të vendit.
"Kanë mbetur edhe pak orë deri në ditën e votimit dhe nga zemra dua t’ju falënderoj secilin prej jush për mbështetjen, respektin, pritjen dhe besimin që ma keni dhënë kudo në Kosovë. Në çdo shtëpi, lagje e fshat ku kam trokitur, kam gjetur njerëz të mirë, zemërgjerë dhe të përkushtuar për të ardhmen e vendit tonë.Si Fitim Havolli, kandidati juaj me numrin 104 në LDK, ju jam pafundësisht mirënjohës për çdo shtrëngim duarsh, për çdo fjalë inkurajuese dhe për çdo mbështetje që ma keni dhënë gjatë këtij rrugëtimi.Ju premtoj se, nëse më jepni besimin për t’ju përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës, do të jem 100% zëri juaj. Nuk do të ketë asnjë forcë, asnjë interes dhe asnjë bindje që do të mund të shkelë mbi besimin e qytetarit. Për mua, interesi i qytetarëve do të jetë gjithmonë mbi çdo interes tjetër.
Do të jem pranë jush jo vetëm në ditët e fushatës, por në çdo ditë të mandatit tim, duke punuar me ndershmëri, përgjegjësi dhe përkushtim për secilin qytetar pa dallim", ka shkruar ai.
Postimi i plotë:











