Mourinho fillon punën për ta sjellë yllin e Interit te Real Madridi

Mourinho fillon punën për ta sjellë yllin e Interit te Real Madridi

Jose Mourinho po vazhdon revolucionin e tij te Real Madridi, duke mos treguar asnjë hezitim për të bërë ndryshime të mëdha në repartin defensiv.


Mbrojtja e klubit madrilen tashmë ka pësuar transformime të rëndësishme gjatë afatit kalimtar të verës, pas afrimeve të Marc Cucurellas, Denzel Dumfries dhe Ibrahima Konates.

Megjithatë, trajneri portugez nuk duket i kënaqur vetëm me këto përforcime. Sipas gazetarit Miguel Serrano, Mourinho ka identifikuar objektivin e tij kryesor për mbrojtjen dhe ai është qendërmbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni.

Italiani 27-vjeçar konsiderohet një nga mbrojtësit më të mirë në Evropë dhe prej kohësh ka tërhequr interesimin e klubeve të mëdha.

Më herët, Bastoni ishte një nga objektivat kryesorë të Barcelonës, por skuadra e drejtuar nga Hansi Flick gradualisht u tërhoq nga gara për transferimin e tij.

Megjithatë, transferimi i tij nuk pritet të jetë i lehtë. Presidenti i Interit, Giuseppe Marotta, ka bërë të qartë se klubi nuk ka ndërmend të heqë dorë nga një prej shtyllave të skuadrës.

“Ai kurrë nuk ka kërkuar të largohet. Është shumë i lumtur këtu dhe ne nuk jemi një klub që shet lojtarët e tij”, deklaroi Marotta.

Pavarësisht këtij qëndrimi, Real Madridi mbetet i interesuar për reprezentuesin italian dhe mund të provojë me një ofertë të rëndësishme gjatë javëve në vijim.

Sipas raportimeve, kartoni i Bastonit vlerësohet mes 50 dhe 70 milionë eurove, një shumë që nuk përbën problem të madh për gjigantin spanjoll nëse Mourinho vendos ta bëjë italianin prioritet absolut për repartin defensiv./Telegrafi/

Të ngjashme
Botërori 2026 arrin 100 gola me ritëm rekord pas 68 vitesh – a janë topi dhe ndërprerjet arsyeja?

Botërori 2026 arrin 100 gola me ritëm rekord pas 68 vitesh – a janë topi dhe ndërprerjet arsyeja?

Triumf i Japonisë, tjetër poshtërim për Tunizinë

Triumf i Japonisë, tjetër poshtërim për Tunizinë

Gjermania barazon rezultatin, falë dy zëvendësuesve

Gjermania barazon rezultatin, falë dy zëvendësuesve

Shokohet Gjermania, Bregu i Fildishtë kalon në epërsi me golin e Kessie

Shokohet Gjermania, Bregu i Fildishtë kalon në epërsi me golin e Kessie

Real Madrid del me komunikatë zyrtare për Michael Olisen

Real Madrid del me komunikatë zyrtare për Michael Olisen

Pse Van Dijku e mban vetëm emrin “Virgil” në fanellë te Holanda

Pse Van Dijku e mban vetëm emrin “Virgil” në fanellë te Holanda

Holanda vazhdon shkëlqimin, shënon edhe golin e tretë

Holanda vazhdon shkëlqimin, shënon edhe golin e tretë

Skandal në Botëror: Bonuse të papaguara dhe trajner pa kontratë – kombëtarja e njohur në telashe

Skandal në Botëror: Bonuse të papaguara dhe trajner pa kontratë – kombëtarja e njohur në telashe

Mourinho ka intervenuar personalisht, për ta bllokuar largimin e yllit të Realit

Mourinho ka intervenuar personalisht, për ta bllokuar largimin e yllit të Realit

Ronaldo “u përgjigjet” kritikëve

Ronaldo “u përgjigjet” kritikëve

Neymar rikthehet për Brazilin, Ancelotti konfirmon praninë e tij ndaj Skocisë

Neymar rikthehet për Brazilin, Ancelotti konfirmon praninë e tij ndaj Skocisë

”Ua kemi hangër hakun Kosovës”, portali turk pas eliminimit në Botëror

”Ua kemi hangër hakun Kosovës”, portali turk pas eliminimit në Botëror

Dy super ndeshje na presin sonte në Kupën e Botës

Dy super ndeshje na presin sonte në Kupën e Botës