Mashtruan qytetarët duke marrë kredi në emër të tyre, arrestohet çifti shqiptar i shumëkërkuar

Mashtruan qytetarët duke marrë kredi në emër të tyre, arrestohet çifti shqiptar i shumëkërkuar

Policia e Shqipërisë ka arrestuar një çift që dyshohet se mashtronin qytetarë duke marrë kredi në emër të tyre.

Sipas informacioneve të A2CNN, Adi Hodo, rreth 30 vjeç, i lindur në Vlorë, dhe bashkëjetuesja e tij, Paola Zyber, 33 vjeçe, e lindur në qarkun e Korçës, të dy banues në Tiranë, dyshohet se kanë qenë pjesë e një skeme mashtrimi financiar që ka prekur disa qarqe të shtetit shqiptar, transmeton Klankosova.tv.

Viktimat e përzgjedhura, sipas raportimeve, kanë qenë kryesisht persona me probleme sociale dhe ekonomike, si edhe individë me aftësi të kufizuara intelektuale ose me nivel të ulët informimi.

Siç raporton A2CNN, skema e dyshuar konsistonte në fitimin e besimit të viktimave dhe sigurimin e dokumenteve të tyre të identifikimit. Më pas, sipas dyshimeve, nëpërmjet këtyre të dhënave aplikoheshin kredi online pranë institucioneve financiare, përfshirë edhe IUTE Credit, pa dijeninë dhe pa miratimin e personave në emër të të cilëve merreshin kreditë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se janë realizuar dhjetëra raste mashtrimi, ndërsa shumat e përfituara nëpërmjet kredive të marra pa dijeninë e viktimave kanë qenë të konsiderueshme, duke u shkaktuar atyre pasoja të rënda financiare.

Autoritetet po vijojnë verifikimet për të dokumentuar numrin e plotë të rasteve dhe dëmin e shkaktuar, ndërsa detaje të tjera mbi këtë çështje pritet të bëhen publike në vijim të hetimeve.

Të ngjashme
Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes

Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes

Tarifat bankare ‘zhvasin’ qytetarët: Pagesat në sportel deri në 5 euro, shpërthejnë reagimet

Tarifat bankare ‘zhvasin’ qytetarët: Pagesat në sportel deri në 5 euro, shpërthejnë reagimet

0:000:00