Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni policor, në kuadër të hetimeve që Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, është duke i zhvilluar në rastin e njohur si “Reçaku II”, së bashku me Policinë e Kosovës, ka rezultuar me pesë persona të arrestua, njofton prokuroria.
Gjatë operacionit janë ekzekutuar urdhër – kontrolle në disa lokacione.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe Policia e Kosovës do të mbajnë një konferencë për media, gjatë së cilës do të ofrohen informacione shtesë lidhur me këtë operacion.
Konferenca është paraparë nga ora 13:00.
Postimi i plotë:











