Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka përkujtuar të gjithë dëshmorët që kanë rënë gjatë muajit qershor.

Në një postim në Facebook, organizata ka vlerësuar lartë sakrificën e tyre, duke thënë se vepra e tyre mbetet pjesë e historisë së Kosovës.

“Qershori i lavdisë dhe i sakrificës mbetet i gdhendur përgjithmonë në kujtesën tonë kombëtare. Në këtë muaj të rëndësishëm për historinë e luftës sonë çlirimtare, përulemi me nderim të thellë para veprës dhe flijimit të dëshmorëve të rënë gjatë luftës sonë çlirimtare, të cilët me gjakun e tyre shtruan rrugën e lirisë së Kosovës”, thuhet në postim.

OVL-UÇK ka publikuar edhe një listë të gjatë të dëshmorëve të rënë në këtë muaj, duke i kujtuar me respekt dhe përulësi.

” Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), me respektin dhe përulësinë më të madhe, i kujton dhe i nderon përjetësisht dëshmorët e rënë gjatë luftës tonë çlirimtare në muajin qershor. Lavdia e tyre do të jetojë përherë në historinë e Kosovës, ndërsa sakrifica e tyre do të mbetet frymëzim i pashuar për brezat e sotëm dhe ata që do të vijnë. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!”, shkroi mes tjerash OVL-UÇK./Periskopi/

Të ngjashme
Skandal në kampin e Anglisë: Vidhen pajisje me vlerë 18 mijë dollarë

Bastiset vila e Samir Manes, prokuroria e heton për lidhje me trafikantë droge

Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

0:000:00