Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në paraditen e së dielës janë numëruar 36 kuti votimi që kanë ardhur përmes postës.

Sipas procedurave, siç njofton KQZ-ja, zarfet që supozohet se përmbajnë fletëvotime, pas procesit të vlerësimit janë sistemuar në kuti votimi sipas komunave prej nga vijnë votuesit e regjistruar.

Deri në këtë kohë, sipas KQZ-së, janë përgatitur dhe regjistruar në platformën e rezultateve 156 kuti votimi.

Gjithashtu, gjatë së dielës po vazhdon edhe vlerësimi i pakove nga votimi përmes postës që deri më tani janë sjellur në Kosovë.

Deri në përfundim të ditës së shtunë, sipas KQZ-së, në procesin e vlerësimit janë përfshirë 75,590 pako, prej të cilave janë aporvuar 72,746, ndërkaq janë refuzuar 2,844.

Arsyeja më e shprehur se përse janë refuzuar këto pako është kur mungon dëftesa e regjistrimit, kur në një pako janë përfshirë më shumë se një fletëvotim ose më shumë se një person, kur votuesi ka dërguar pakon nga një shtet tjetër nga ai ku ishte regjistruar për votim, kur në pako është gjetur vetëm dëftesa e regjistrimit pa fletëvotim, kur ka munguar pulla apo vula postare, si dhe me një rast kur fletëvotimi është shtypur./ Periskopi/

Të ngjashme
Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

0:000:00