Lojtarit të Iranit i del një problem në SHBA që s’do ta besonit

Lojtarit të Iranit i del një problem në SHBA që s’do ta besonit

Irani ka pësuar një goditje të madhe pasi njërit prej lojtarëve të tij i ka skaduar viza vetëm disa orë pas ndeshjes së parë në Kupën e Botës.

Pas një periudhe kaotike përgatitore, me shumë komplikime në aplikimet për viza dhe me një zhvendosje të detyruar në kampin bazë në Tijuana të Meksikës, Irani e nisi fushatën e tij me një barazim 2-2 ndaj Zelandës së Re në stadiumin “SoFi” në Inglewood të Kalifornisë.

Skuadra u kthye menjëherë pas ndeshjes për t’u përgatitur për takimin e radhës, i cili gjithashtu do të zhvillohet në stadiumin “SoFi” kundër Belgjikës më 21 qershor.

Megjithatë, ata janë tronditur pasi një nga yjet e ekipit mësoi se viza e tij kishte skaduar.


Sipas “AFP-së”, duke cituar agjencinë shtetërore të lajmeve “IRNA”, anësori Mehdi Torabi kishte vetëm një vizë me një hyrje të vetme dhe jo vizë me hyrje të shumëfishta.

Megjithëse një numri të madh anëtarësh të stafit dhe zyrtarësh iu refuzuan aplikimet për viza, të gjithë lojtarët pjesëmarrës arritën të pajiseshin me viza.

Sipas “IRNA”, Federata Iraniane e Futbollit “ka ndërmarrë hapa për të siguruar një vizë të re për Torabin, në mënyrë që ai të mund ta shoqërojë kombëtaren në ndeshjet e ardhshme”.

Kapiteni Mehdi Taremi gjithashtu raportohet se hasi vështirësi në aeroportin “LAX”, ndërsa Irani po përgatitej të hipte në fluturimin e kthimit drejt Tijuanës.

Të tri ndeshjet e grupit të Iranit zhvillohen në Shtetet e Bashkuara, me përballjen e fundit që do të luhet kundër Egjiptit në Seattle.

Të ngjashme
Messi synon rekorde të reja në Kupën e Botës 2026, ku mund të jetë i fundit për të

Messi synon rekorde të reja në Kupën e Botës 2026, ku mund të jetë i fundit për të

Drita mëson kundërshtarin për raundin e parë kualifikues të Champions League

Drita mëson kundërshtarin për raundin e parë kualifikues të Champions League

Zyrtari i VAR-it mohon gjestin kontrovers

Zyrtari i VAR-it mohon gjestin kontrovers

Trajneri që zgjidhte lojtarët sipas horoskopit? Historia e pazakontë e Francës në Botërorin 2006

Trajneri që zgjidhte lojtarët sipas horoskopit? Historia e pazakontë e Francës në Botërorin 2006

Zbulohen detajet e largimit të Cucurella: Ky është mesazhi i partneres së futbollistit

Zbulohen detajet e largimit të Cucurella: Ky është mesazhi i partneres së futbollistit

Zyrtare: Bernardo Silva nënshkruan me Real Madridin

Zyrtare: Bernardo Silva nënshkruan me Real Madridin

Përleshje mes tifozëve të Argjentinës dhe Algjerisë para ndeshjes së Botërorit

Përleshje mes tifozëve të Argjentinës dhe Algjerisë para ndeshjes së Botërorit

Albion Rrahmani në radar të Venezias, oferta 6 milionëshe nuk pranohet

Albion Rrahmani në radar të Venezias, oferta 6 milionëshe nuk pranohet

Jurgen Klopp kritikon ashpër Kupën e Botës: Futbolli po mbahet peng, pauzat e hidratimit janë “kosh i artë” për sponsorët

Jurgen Klopp kritikon ashpër Kupën e Botës: Futbolli po mbahet peng, pauzat e hidratimit janë “kosh i artë” për sponsorët

Iranianët u detyruan të largoheshin nga Amerika menjëherë pas ndeshjes, as nuk u lejua të kalonin natën atje

Iranianët u detyruan të largoheshin nga Amerika menjëherë pas ndeshjes, as nuk u lejua të kalonin natën atje

Lamine Yamal shuan dyshimet për gjendjen e tij fizike pas debutimit në Botëror

Lamine Yamal shuan dyshimet për gjendjen e tij fizike pas debutimit në Botëror

Belgjika ndalet me barazim nga Egjipti

Belgjika ndalet me barazim nga Egjipti