Policia gjermane jep detaje për aksidentin ku humbën jetën dy motra nga Topanica e Kamenicës

Policia gjermane jep detaje për aksidentin ku humbën jetën dy motra nga Topanica e Kamenicës

Një aksident i rëndë në autostradën A5 në Gjermani ka rezultuar fatal për dy vajza nga fshati Topanicë i Kamenicës, të cilat kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes së automjeteve.

Viktimat janë identifikuar si E. Z, 23 vjeçare, dhe A. Z, 17 vjeçare, të cilat janë shtetase zvicerane, gjersa kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes si pasojë e plagëve të marra.

Policia gjermane ka dhënë detaje lidhur me aksidentin, duke bërë të ditur se fillimisht janë raportuar dy aksidente në të njëjtin segment rrugor, raporton gazeta gjermane Blick.

Sipas autoriteteve, aksidenti i parë ka ndodhur të shtunën rreth orës 11:30, pranë zonës së pushimit Renchtal, kur dy automjete janë përplasur gjatë një manovre ndërrimi korsie nga korsia e mesme në atë të majtë.“Për shkak të shpejtësisë së lartë, drejtuesit humbën kontrollin mbi automjetet, të cilat u ndalën në rrugë. Një person mbeti i plagosur rëndë”, kanë bërë të ditur autoritetet gjermane.

Si pasojë e pengesave të krijuara në rrugë, disa automjete që po qarkullonin pas tyre kanë frenuar papritur, duke shkaktuar një aksident të dytë të rëndë pranë nyjës së Appenweierit, ku janë përfshirë gjithsej pesë automjete.

Autoritetet kanë bërë të ditur se katër prej tyre nuk kanë pasur të lënduar, ndërsa dy vajzat që ndodheshin në një automjet tip Smart kanë humbur jetën në vendngjarje.

Për shkak të operacioneve të shpëtimit, hetimeve dhe pastrimit të rrugës, autostrada A5 në drejtim të veriut është mbyllur për disa orë, ndërsa më pas është rikthyer qarkullimi normal.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit janë duke vazhduar, ndërsa dëmi material paraprak vlerësohet të jetë mbi 100 mijë euro. /Periskopi

Të ngjashme
Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës

0:000:00