Vdekja e punëtorit 26-vjeçar në Prizren, Policia jep detaje

Një 26-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një vendpunishte në lagjen “Arbana” në Prizren.

Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Sipas Bytyqit, dyshohet se viktima, derisa ishte duke punuar në një objekt ndërtimi, gjatë procesit të betonimit është goditur nga një pjesë e pajisjes së punës, me ç’rast ka pësuar lëndime fatale dhe ka humbur jetën në vendin e ngjarjes

“ Sot, më datë 22.06.2026, rreth orës 09:00, Policia ka pranuar informatën se në ambulancën e lagjes Arbana në Prizren është dërguar pa shenja jete një person mashkull, rreth 26 vjeç. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në Emergjencë dhe në vendin e ngjarjes. Sipas informatave fillestare të siguruara nga dëshmitarët, dyshohet se viktima, derisa ishte duke punuar në një objekt ndërtimi, gjatë procesit të betonimit është goditur nga një pjesë e pajisjes së punës, me ç’rast ka pësuar lëndime fatale dhe ka humbur jetën në vendin e ngjarjes”, ka treguar Bytyqi.

Ai ka thënë se janë duke u bërë të gjitha hetimet e nevojshme me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave, përderisa nuk ka treguar nëse ka ndonjë të arrestuar.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar si dhe Inspektorati i Punës. Në koordinim me ta, policia është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit”, tregoi Bytyqi./Periskopi/

Të ngjashme
“Mirë se erdhe i dashur Edi Rama”, Macron: Dinamika shumë e mirë e marrëdhënieve Shqipëri-Francë dëshmon afërsinë tonë

Dugolli mohon përfshirjen e VV’së në protestat kundër Ramës: LVV s’ka të bëjë asgjë, thjeshtë disa eksponentë po solidarizohen me kërkesat e qytetarëve

Terror në Vlorë: 36-vjeçari djeg automjetin dhe qëllon me armë gjahu në ajër

Zyrtare: Giovanni Malago zgjedhet president i Federatës Italiane të Futbollit

Rikthehen mesazhet mashtruese në Kosovë, policia apelon për kujdes

Franca dhe Brazili shpërthejnë në kritika ndaj fushës së stadiumit ku do të luhet finalja e Botërorit 2026

Vance përshkroi disa përparime në bisedimet me Iranin – Çfarë tha ai

40 raste me fruth në Kosovë, IKShPK bën thirrje për vaksinim të fëmijëve

U godit me thikë nga bashkëshorti, niset me helikopter drejt spitalit të Tiranës 28-vjeçarja

Vdekja e të riut në vendin e punës në Prizren, Azemi: Inspektorati s’po ia del t’i mbikëqyrë të gjitha rrezikshmëritë

“Paga kalimtare”: Mbi 150 mijë euro në muaj për ish-deputetët

KQZ deklarohet pas vendimeve të PZAP-it, Elezi: Po presim që vendimet të marrin formën e prerë

Irani publikon tre kushtet kryesore në negociatat me SHBA-në

0:000:00