Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për studentët

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se janë ekzekutuar shtesat prej 100 eurosh për studentët.
Murati, ka thënë se, komisioni ka dorëzuar listat për studentët, pas verifikimeve të nevojshme nga institucionet e arsimit të lartë.
‘’Sot është bërë ekzekutimi i pagesave për studentët përfitues në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0.
Pas pranimit të verifikimeve të nevojshme nga institucionet e arsimit të lartë, komisioni verifikues sot ka finalizuar dhe dorëzuar listën e studentëve që janë kualifikuar për mbështetjen e njëhershme me 100 euro’’, thotë Murati./Periskopi
Njoftimi i plotë:











