Bajram Begaj reagon për herë të parë për protestat në Tiranë

Bajram Begaj reagon për herë të parë për protestat në Tiranë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar për herë të parë lidhur me protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke theksuar se e drejta e qytetarëve për t’u shprehur dhe për të marrë pjesë në jetën publike është një vlerë e mbrojtur nga Kushtetuta por duhet të jetë në pajtim me këtë të fundit dhe ligjet e vendit.

Gjatë ceremonisë së 100-vjetorit të krijimit të Prefekturës së Tiranës, Begaj u shpreh se qytetarët po shprehin publikisht shqetësimet dhe pritshmëritë e tyre në mënyrë paqësore ndërsa theksoi se mbetet i përkushtuar në mbrojtje të Kushtetutës, të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve, si dhe në nxitjen e një klime bashkëpunimi dhe dialogu që i shërben interesit kombëtar.

“Ky aktivitet zhvillohet në një moment kur qytetarë po shprehin publikisht shqetësimet dhe pritshmëritë e tyre në mënyrë paqësore. Në respekt të pozicionit kushtetues, neutralitetit kushtetues, mund të theksoj se e drejta për t’u shprehur dhe për të marrë pjesë në jetën publike është një vlerë e mbrojtur nga Kushtetuta, e cila duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit,raporton Euronews.al, transmeton Periskopi.

Konsolidimi i demokracisë dhe zhvillimi i qëndrueshëm i vendit mbështeten në angazhimin e përbashkët të qytetarëve dhe institucioneve për të vepruar në përputhje me Kushtetutën dhe interesin kombëtar dhe atë publik. Korniza kushtetuese, së bashku me rregullat e shtetit ligjor dhe demokracisë përbëjnë garancinë kryesore për funksionimin e drejtë të shoqërisë. Si President i Republikës, mbetem i përkushtuar në mbrojtje të Kushtetutës, të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve, si dhe në nxitjen e një klime bashkëpunimi dhe dialogu që i shërben interesit kombëtar dhe publik, të ardhmes evropiane dhe përkatësisë dhe vlerave Euroatlantike të vendit”, deklaroi Begaj./Periskopi

Të ngjashme
Xhaka dhe Jashari sigurojnë kualifikimin tutje në Kupën e Botës

Xhaka dhe Jashari sigurojnë kualifikimin tutje në Kupën e Botës

Komandanti i Forcave Aleate për Evropë shkon për diskutime në Romë – temë qendrore “aktivitetet e NATO’s” në Kosovë

Komandanti i Forcave Aleate për Evropë shkon për diskutime në Romë – temë qendrore “aktivitetet e NATO’s” në Kosovë

Shi i rrëmbyeshëm e rrufe, përkeqësohet moti në disa zona të Shqipërisë

Shi i rrëmbyeshëm e rrufe, përkeqësohet moti në disa zona të Shqipërisë

Haziri: LDK ende nuk është në gjendje të kënaqshme, synojmë rikthimin si forcë e parë

Haziri: LDK ende nuk është në gjendje të kënaqshme, synojmë rikthimin si forcë e parë

Zvicra e pandalshme në pjesën e dytë, shënon përsëri ndaj Kanadasë

Zvicra e pandalshme në pjesën e dytë, shënon përsëri ndaj Kanadasë

Zvicra kalon në epërsi ndaj Kanadasë

Zvicra kalon në epërsi ndaj Kanadasë

Haradinaj: Politikat e qeverisë po sjellin pasoja shkatërruese për Kosovën

Haradinaj: Politikat e qeverisë po sjellin pasoja shkatërruese për Kosovën

Super ndeshje, Katari shënon ndaj Bosnjës

Super ndeshje, Katari shënon ndaj Bosnjës

Bosnja po shkëlqen, dyfishon avantazhin ndaj Katarit

Bosnja po shkëlqen, dyfishon avantazhin ndaj Katarit

Bosnja shënon ndaj Katarit

Bosnja shënon ndaj Katarit

Shkruan grafitin “Kosovska Mitrovica” në veri, katër persona shoqërohen në polici

Shkruan grafitin “Kosovska Mitrovica” në veri, katër persona shoqërohen në polici

Italia hedh poshtë deklaratat e shefit të NATO-s për 500 aeroplanët amerikanë

Italia hedh poshtë deklaratat e shefit të NATO-s për 500 aeroplanët amerikanë

0:000:00